Zonja e parë flet për guximin pasi modelja foli për lidhjen e saj me Trump

 

Zonja e Parë Melania Trump prezantoi çmimet Ndërkombëtare të Gruas së Guximshme të premten, më 23 mars 2018, në Departamentin e Shtetit në Uashington.

WASHINGTON (AP) – Melania Trump foli për guximin të premten – çfarë është dhe pse bota ka nevojë për të. Paraqitja e saj publike erdhi një ditë pasi një ish modele e Playboy tregoi detajet e lidhjes 10-mujore që modelja thotë se kishte patur me Donald Trump një dekadë përpara se ai të zgjidhej president.

Nëse marrëdhënia që Karen McDougal pretendon ishte në mendjen e zonjës së parë, ajo nuk dha asnjë shenjë të saj.

Audienca përshëndeti një zonjë të qeshur Trump, ndërsa ajo hyri në një auditor të Departamentit të Shtetit për një ceremoni vjetore të çmimeve për nder të grave jo amerikane për aktet e guximit. Ajo mori vendin e saj në skenë në një karrige prej pelushi dhe dëgjoi si zyrtari i Departamentit të Shtetit Heather Nauert e prezantoi atë si një filantrope dhe humanitare, e cila është e përqendruar në mirëqenien e fëmijëve dhe që punon pa u lodhur për të rritur ndërgjegjësimin për efektet dëmtuese të varësisë nga drogat.

Pastaj ishte rradha e Melani Trump për të folur.
“Ndërsa i njohim këto gra të pabesueshme, le të mendojmë për një çast se çfarë është guximi në të vërtetë”, tha zonja e parë. “Kurajoja është cilësia më e nevojshme në këtë botë, por shpesh është më e vështira për ta gjetur. Kurajoja ndan ata që vetëm besojnë në diçka më të rëndësishme nga ata që luftojnë për të”.

“Duhet guxim jo vetëm për të parë të keqen, por për ta treguar atë,” vazhdoi ajo.
Zonja e parë tha: “Mund t’u mësojmë grave të reja dhe vajzave anembanë botës se çfarë do të thotë të kesh kurajo dhe të jesh një hero”, duke i publikuar tregimet e nderit.

Familja Trum u drejtuan në shtëpinë e tyre në Palm Beach të Floridës, por arritën veçmas në takimin e bazës Andrews në Maryland për fluturimin e së premtes pasdite në Air Force One, edhe pse orari publik i presidentit i detyroi ata të largoheshin së bashku nga Shtëpia e Bardhë. Kur u ulën në Florida, zonja Trump dhe djali Barron zbritën nga avioni disa hapa përpara presidentit, para se të tre të niseshin në një autokolonë në Mar-a-Lago.

Zonja e parë pritet të qëndrojë në Florida për Pashkë, sipas traditës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vaçe Zela, këngëtarja qe i dha emër një epoke

  Vaçe Zela, e lindur më 7 prill të vitit 1939, një...
Read More