Zotimi i Trump para takimit me Kim Jong-un: Largohem nëse…

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nëse bisedimet e planifikuara me liderin koreano-verior Kim Jong-un nuk do të jenë frytdhënëse, do të largohet nga takimi.

Në një konferencë për mediat, ai dhe kryeministri japonez Shinzo Abe thanë se duhet ushtruar presion maksimal mbi Korenë e Veriut mbi çarmatosjen nukleare.

Kryeministri Abe ndodhet në resortin Mar-a-Lago të presidentit Trump në Florida, për bisedime.

Më herët, Trump konfirmoi se drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, bëri një udhëtim sekret në Korenë e Veriut për t’u takuar me Kim.

Ai tha se Pompeo krijoi një “marrëdhënie të mirë” me Kim, të cilin Presidenti amerikan e quajti “njeriu i vogël raketë”  vitin e shkuar, dhe shtoi se takimi shkoi shumë mirë.

Vizita shënon kontaktin në nivelin më të lartë mes Amerikës dhe Koresë së Veriut që në vitin 2000.

Trump pret të takohet me Kim në Qershor.

Detajet, përfshirë vendin e takimit, nuk janë vendosur ende.

Ekspertët thonë se takimi mund të mbahet në zonën e demilitarizuar midis dy Koreve, në një vend aziatik ose në një vend neutral europian.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Maqedonia “flet” shqip, Talat Xhaferi: Kuvendi votoi ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, Urime!

  Deputetët maqedonas kanë miratuar dje, në mesin e një seance të...
Read More