Zvicra dëbon shqiptarin e dënuar për drogë, 34-vjeçari përpjekje për ribashkim me familjen

Një shqiptar nga Kosova, pavarësisht se kishte shumë vite që jetonte në Zvicër është dëbuar nga autoritetet e këtij shtetit për shkak të disa veprave penale që kishte kryer. 34-vjeçari shqiptar tashmë nuk do të lejohet për 10 vite të shkelë tokën e Zvicrës. Ndonëse ai është i martuar dhe baba, ka bërë ankesë në Gjykatën Federale Administrative, shkruan luzerner Zeitung, në mënyrë që t’i bashkohet familjes që tashmë ka ngelur në Zvicër. Ai ka theksuar se që nga viti 2012 nuk ka bërë asnjë krim dhe se gjatë gjithë kësaj kohe. Por, pesha e krimeve që ka kryer ai, ka qenë tepër e rëndë, fakte të konstatuara nga gjykata. Por sipas albinfoch, shqiptari i ka hedhur poshtë këto ankesa.

Kosovari, që në moshën 14-vjeçre kishte filluar të thyente ligjin, ndërsa në vitet në vazhdim, ai është dënuar plot 25 herë për krime të ndryshme. Atij i është shqiptuar tri herë vërejtja për dëbim, herën e fundit, për shkak të borxheve ndaj shtetit prej 85 mijë frangash. Në periudhën në mes të vitit 2010 dhe 2012 ai kishte shitur rreth 1.625 kg drogë të tipit kokainë, dhe kishte realizuar një fitim prej 34 mijë frangash. Gjykata penale e Lucernit e kishte dënuar atë në qershor të vitit 2013 me 33 muaj burg për tregti me drogë, përcjell albinfo.ch. Prej gjithë kësaj, ai kishte mbajtur vetëm 6 muaj. Por edhe gjatë kohës kur ai ishte në burgun gjysmë të hapur, ishte përfshirë sërish në tregti me drogë, kishte konstatuar gjykata.

Bazuar në këtë të kaluar kriminale, Zyra për Migracion e Kantonit të Lucernit ia kishte hequr 34-vjeçarit lejen e qëndrimit në Zvicër dhe e kishte dëbuar. Pastaj, para dy vitesh kosovari ishte larguar, ndërsa Sekretariati Shtetëror për Migracion i kishte shqiptuar masën e ndalimit të hyrjes në Zvicër për dhjetë vite. Për këtë arsye ai kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Federale Administrative.

Në ankesë ai kishte theksuar se që nga fundi i vitit 2012 jetonte në mënyrë të rregullt dhe ishte përpjekur t`i paguante borxhet. Në vitin 2013 ai ishte martuar dhe 15 muaj më vonë ishte bërë baba i një djali. Si gruaja ashtu dhe fëmija kanë nënshtetësi zvicerane kështu që për ta nuk është e lehtë të shpërngulen në Kosovë. Me jetën e ndarë 10 vjeçare ai ka thënë se dëmtohet rëndë raporti babë-bir.

Por asnjëri nga këto argumente nuk ka çuar peshë te trupi gjykues, i cili vetëm sa ka vërtetuar ndalesën dhjetëvjeçare për hyrje në Zvicër.

Gjykata Administrative Federale e konsideron të madh rrezikun për recidivizëm, nisur nga fakti se kosovari kishte shitur drogë edhe në kohën sa kishte qenë në fazën gjysmë të lirë të burgut. Kështu, prania e tij në Zvicër përbën rrezik të sigurisë publike dhe këtu nuk ndryshon gjë as ekzistimi i familjes së tij, transmeton albinfo.ch.

Bashkëshortja me të birin kanë të drejtë t`i bashkohen atij në Kosovë. Po ashtu ai mund të shfrytëzojë mundësinë që të kërkojë “për një kohë të shkurtë dhe të kufizuar në mënyrë të qartë, pezullimin e ndalimit të hyrjes në Zvicër”. Kjo lejohet kur për këtë ekzistojnë arsye të forta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e mërkurë 1 nëntor 2017

Dashi Dite mjaft euforike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me...
Read More