10 ushqime që luftojnë lodhjen


Produkte ushqimore të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat të furnizojnë me energji dhe të bëjnë të ndihesh më mirë

Ushqimi ka rol thelbësor për të luftuar lodhjen dhe për të përballuar me një “marsh” më shumë rutinën e përditshme. Të paktën këtë thonë dietologët të cilët ju këshillojnë një listë me ushqime me konsumimin e të cilave ju forconi imunitetin tuaj, merrni energji dhe furnizoni trupin me minerale dhe vitamina të domosdoshme. Për këtë arsye veçanërisht disa ushqimeve duhet t’u thoni po dhe t’i bëni patjetër pjesë të regjimit tuaj ushqimor. Nuk duhet të mungojnë asnjëherë ushqimet e pasura me hekur, pasi mungesa e hekurit shkakton dobësi. Thojuni po edhe ushqimeve që përmbajnë magnez, kalium, thelbësor për forcimin e muskujve dhe sistemit nervor. Nuk duhet të mungojnë kurrsesi ushqime që sigurojnë vitaminat e grupit B, antioksidantë dhe në veçanti vitaminat C, E dhe A, flavonoide dhe antocianinë, thelbësore për shumë reaksione energjike.

Banania

Të japin ndjesinë e ngopjes dhe janë super të ushqyeshme, janë të pasura me minerale si kaliumi, magnezi, thelbësore për një metabolizëm energjik duke luftuar kështu ndjesinë e dembelisë dhe lodhjes, në të njëjtën kohë. Bananet janë të pasura me minerale dhe vitamina. Nga pikëpamja e vlerave ushqimore, ky frutë është një burim i mirë i elementeve sikurse është kalium, magnez dhe vitamina B6. Përbërës që përdor organizmi ynë për të mbajtur trupin në formë. Nga ana tjetër, jo të gjithë e dinë se banania është një frutë e pasur me antioksidantë të cilët ndihmojnë organizmin tonë nga veprimi i radikaleve të lira. Banania ndihmon në forcimin e sistemit nervor, ndihmon në humbjen në peshë dhe kontribuojnë në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut falë kontributit të vitaminës B6.

Boronica

Konsiderohen minierë antioksidantësh, mes të cilave flavonoide dhe antocianinë, të cilat forcojnë mbrojtjen e organizimit. Përmban vitaminë C e cila lehtëson biodisponibilitetin e hekurit, një mineral i dobishëm për të luftuar lodhjen.

Veza

Vezët janë një burim i proteinave dhe vitaminat B, të çmuara për të ruajtur muskujt e shëndetshëm, të rëndësishme për të dhënë energji metabolizmit si dhe për të luftuar mungesën e energjisë. Vezët janë përplot me fosfor, hekur dhe zink. Këto minerale janë vitale për trupin tuaj. Njeriu ka nevojë për mjaft hekur dhe nëse nuk ke arritur të kesh aq sa duhet ju bënë të ndiheni i pafuqishëm dhe i lodhur. Zinku mban sistemin e imunitetit tuaj në top formë dhe ndihmon trupin të kthej ushqimin në energji. Fosfori është i rëndësishëm për kockat dhe dhëmb të shëndetshëm.

Bajamet

Të gjitha frutat e thata janë burim i proteinave bimore, por veçanërisht bajamet përmbajnë karbohidrate dhe yndyra të mira, në veçanti omega 3, omega 6 dhe omega 9. Ndër të tjera përmbajnë edhe minerale si kaliumi, të dobishme për të luftuar rënien e energjisë dhe ruajtur mirëqenien psikofizike.

Vaji i ullirit

Përmban yndyra të mira dhe antioksidantë që mbrojnë zemrën dhe trurin, favorizojnë humorin e mirë. Falë përbërësve arrin të reduktojë nivelin e kolesterolit në gjak, antioksidantët luftojnë plakjen e qelizave, kontribuon në shëndetin e kockave, prandaj këshillohet edhe fëmijëve, redukton rrezikun e diabetit dhe rregullon funksionimin e aparatit tretës.

Spinaq

Të gjitha perimet me gjethe jeshile janë burim i jashtëzakonshëm i acidit folik, i paçmueshëm në luftën kundër lodhjes. Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorike dhe përqindje të ulët të yndyrave Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është një nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe rregullimit të nivelit të kolesterolit.

Grurë

Ofron karbohidrate të dobishme për të parandaluar lodhje të herëpashershme. Përmban një dozë të mirë të mineraleve, në veçanti kaliumit dhe magnezit, të cilat janë të çmuara për të nxitur mirëqenien psikofizike. Gjithashtu siguron energji për muskujt sepse përbërësit e tij janë rezervë e vitaminave B, veçanërisht vitamina B1 dhe vitamina B2.

Fara kungulli

Farat e kungullit kanë në përmbajtje të tyre magnez, hekur si dhe janë burim i mirë i vitaminës së grupit B, të cilat i japin energji organizmit.

Kivi

Ky frutë siguron sasi të mjaftueshme të vitaminës C. Ndër të tjera kivi është i pasur me fibra, të domosdoshme për mirëfunksionimin e aparatit tretës. Me konsumimin e tij ndihmojnë organizmin në nxjerrjen jashtë të lëngjeve të tepërta që nxisin ndjesinë e fryrjes. Ky frutë ka vlera të shumta ushqyese, gjithashtu përplot me vitaminë C (dyfish sasinë e portokallit), ka më shumë fibër se sa mollët, dhe mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-s, por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Bizele

Këto perime të vogla por me vlera të larta ushqyese janë një koncentrat i vërtetë të mineraleve, të tilla si kalium, fosfor, magnez dhe zink; të domosdoshme për të mbështetur organizmin mbi të gjitha në momente të vështira sikurse është ndërrimi i stinëve.

 

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ja pse Partia Demokratike ka rëndësi jetike për Shqipërinë

PD feston 27-vjetorin e krijimit mes pyetjes se a do ia dalë...
Read More