13 gjëra që njerëzit me vetëbesim nuk i bëjnë

Shmangni këto kurthe për të shijuar më shumë vetëbesim. Njerëzit me vetëbesim e dinë se sa vlejnë dhe se çfarë duan. Ata ndajnë zakonet e përbashkëta dhe strukturat e mendimit që i ndihmojnë ata të arrijnë qëllimet e tyre. Këtu janë 13 gjëra që njerëzit me vetëbesim nuk i nuk bëjnë, kështu që dhe ju mund të jeni një prej tyre.

  1. Ata nuk besojnë se vlejnë më pak se të tjerët. Një nga themelet e vetëbesimit është: “Vlera ime si një person është e barabartë me të gjithë të tjerët”. Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të punosh për atë që dëshiron dhe sigurisht nuk do të thotë që jeta do të të shpërblejë vetë eventualisht. Por kjo do të thotë që të keni të njëjtën të drejtë si çdokush tjetër që të luftoni për veten, të ndiqni ëndrrat tuaja, të gëzoni jetën tuaj dhe të bëni ndryshime në mënyrën më kuptimplotë për ju.
  2. Ata nuk i tremben dyshimit në vetvete. Njerëzit me vetëbesim e kuptojnë se jo të gjitha dyshimet mbi vete janë një gjë e keqe. Ndonjëherë frika është një sinjal që nuk jeni përgatitur mjaftueshëm për prezantimin tuaj, recitalin apo intervistën. Praktikimi i asaj që planifikoni të thoni dhe të bëni do t’ju japë në mendjen tuaj diçka që qetësoheni kur presioni është i lartë. Zëri i vetëdyshimit mund të jetë gjithashtu duke iu thënë se ju duhet të merrni më shumë informacion, të lëvizni në një drejtim tjetër, ose të bëni një pushim.
  3. Ata nuk hezitojnë shumë. Pas shumë orësh praktikimi, duhet të jeni të gatshëm të veproni pa u fiksuar se çfarë mund të shkojë keq.
  4. Ata nuk bëjnë gjëra të mëdha. Kur e paramendoni një person me vetëbesim, mund të mendoni për dikë që ndërmerr veprime të mëdha e të guximshme, si kandidimi për poste të rëndësishme apo propozime për martesë në Jumbotron. Por guxim dhe trimëri mund të ketë edhe në hapa të vegjël. Këto ndryshime rrënjësore ndërtohen mbi vetveten, si nëpërmjet ndjenjave tuaja të plotësimit të vetvetes si dhe nga mbështetja e të tjerëve.
  5. Ata nuk e ngatërrojnë vetëbesimin me arrogancën. Disa njerëz kanë frikë nga vetëbesimi sepse nuk duan që të iu hyjnë të tjerëve në hak, duke u marrë shumë hapësirë ose thjesht duke qenë një hajvan. Por vetëbesimi nuk është i njëjtë si arroganca apo narcizmi. Në fakt, kur ndihesh i sigurt në vetvete, shpesh bëhesh më pak i përqendruar në vetvete. Kur nuk shqetësoheni aq shumë për mënyrën se si ecni në jetë, mund t’i kushtoni më shumë vëmendje atyre që janë përreth jush.
  6. Ata nuk kanë frikë nga reagimet apo konfliktet. Një person i sigurt mund të pranojë kritika të dobishme dhe t’i marrë ato pa u zemëruar. Kur ndjenja juaj e vetëvlerësimit nuk është më në tryezë, mund t’i menaxhosh kritikat apo edhe refuzimin te plotë pa e lejuar veten që të thyhesh. Nga ana tjetër, vetëbesim nuk do të thotë që i ke mposhtur njerëzit e tjerë në një konflikt. Është e mundur të flisni në mendjen tuaj me bindje dhe të bëni vend për të dëgjuar pikëpamjen e dikujt tjetër dhe madje të arrini një kompromis.
  7. Ata nuk kanë frikë nga dështimi. Vetëbesim nuk do të thotë që ju nuk do të dështoni. Kjo nuk do të thotë që je gjithmonë i buzëqeshur ose që asnjëherë nuk përjetoni ankth apo dyshim në vetvete. (shih # 2). Në vend të kësaj, do të thotë që e dini që mund t’i përballoni ato ndjenja dhe të merrni forcë përmes tyre për të pushtuar sfidën e ardhshme.
  8. Ata nuk kanë nevojë t’i bëjnë gjërat të përsosura. Perfeksionizmi është një formë e të menduarit gabim që kontribuon për një vetëbesim të ulët. Nëse besoni se duhet të keni çdo gjë nën kontroll, para se të veproni, ato mendime mund t’iu ndalojnë që të bëni gjëra që ju vlerësoni.
  9. Ata nuk besojnë gjithçka që shohin në reklama. Shumë reklama janë të dizenjuara që t’iu bëjnë të ndiheni sikur keni mangësi. Kompanitë që duan t’ju shesin produktet zakonisht fillojnë duke ju bërë të ndiheni keq për veten, shpesh duke prezantuar një “problem” me trupin tuaj, që ju kurrë nuk do ta kishit vënë re.
  10. Ata nuk besojnë gjithçka që shohin në mediat sociale. Kjo pikë lidhet ngushtë me pikën # 9. Është e lehtë të besosh se çdokush përreth jush ka martesën e përsosur, një karrierë të ëndrrës dhe ideja e një supermodeli duket t’iu përfshijë. Por mos harroni se ajo që njerëzit e postojnë në internet është shumë e kuruar dhe redaktuar. Gjithkush ka ditë të këqija, vetë dyshime dhe papërsosmëri fizike. Ata thjesht nuk i nxjerrin ato në Facebook!
  11. Ata nuk shmangen nga të provuarit e gjërave të reja. Ndërsa vazhdoni të shtyni veten për të provuar gjëra të reja, do të filloni të kuptoni me të vërtetë se si dështimi dhe gabimet çojnë në rritje. Një pranim se dështimi është pjesë e jetës do të fillojë të zërë rrënjë. Paradoksalisht, duke qenë më i gatshëm të dështosh, do të keni më shumë sukses, sepse nuk jeni duke pritur që gjithçka të jetë 100 për qind e përkryer para se të veproni. Të bësh më shumë tentativa do të thotë të arrish më shumë sukses.
  12. Ata nuk përqendrohen në veten e tyre. Mund të duket kundërthënëse, por kur ju keni më shumë vetëbesim, ju jeni më pak të fokusuar te vetja. Ne të gjithë kemi bërë gabim kur jemi futur në një dhomë dhe kemi menduar, “Të gjithë më shikojnë. Të gjithë mendojnë se unë dukem i dobët dhe se çdo fjalë që them është tepër e trashë!”. E vërteta është që njerëzit janë të mbështjellë në mendimet dhe shqetësimet e tyre. Kur të dalësh nga ato mendime, do të jesh në gjendje të angazhohesh sinqerisht me mendime të tjera.
  13. Ata nuk i lejojnë të tjerët të përcaktojnë qëllimet e tyre. Askush nuk mund t’ju tregojë se çka është më e rëndësishme për ju. Sigurisht, kultura jonë do të thotë se të kesh një punë më të mirë, një shtëpi më të madhe dhe një makinë të këndshme është ajo që ne kemi nevojë për të na bërë të lumtur. Duhet shumë forcë dhe bindje për të mos ecur vetëm sipas pritshmërive shoqërore. Vetëbesimi nuk duket gjithmonë si një “shpërthim i madh”. Mund të jetë besimi për të thënë, “Jo, kjo mundësi nuk është e drejtë për mua në këtë kohë”.
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rama: Turpi i dheut! Në mes të Tiranës kemi hotele që vjedhin ujin

Qyteti i Lezhës edhe disa nga fshatrat përreth saj, pjesë të bashkisë së...
Read More