14-vjeçarja e Jalës që u shoqërua nga policia: Më mbajtën 10 orë fiks, fjeta në…

 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit ka prishur disa ndërtimevepa leje në Jalë, por është hasur në kundërshtimin e banorëve dhe bizneseve.

Mjetet e rënda i janë drejtuar 7 godinave të planifikuara për shembje, por banorët thonë se nuk janë lajmëruar për aksionin dhe se i kanë godinat me pushues, duke djelle per pasoje përplasje mes pronarëve dhe forcave të shumta të policisë që ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë,”- shprehen banorët.

*************************

Familjarët e fisit Balaj në Jalë e kanë kaluar natën jashtë për shkak se e kishin të pamundur që të gjenin një strehë, pas shembjes së banesës së tyre nga IKMT-ja. Fadromat kanë shembur edhe të vetmen banesë me certifikatë pronësie që daton nga viti 1947.

Mes personave që kanë mbetur në qiell të hapur është edhe një vajzë 14-vjeçare, e cila thotë se pas shembjes së shtëpisë nuk ka arritur të shkojë as në shkollë pasi librat i kanë humbur nën rrënoja.

E mitura ishte mes 7 personave që u shoqëruan në polici pas përplasjes së IKMT me banorët, raporton Fax News.

“Kanë qenë 10 orë fiks që më kanë mbajtur vetëm mua në polici, babin dhe kushërinjtë i kanë mbajtur më shumë. Unë jam pa larë, librat nuk e di fare ku i kam, nga kanë shkuar. Mbrëmë kam fjetur në makinë, në bagazh se nuk dija ku të shkoja”, tregon ajo për mediat.

Ndërtesat e shembura një ditë më parë në Jalë sipas banorëve shërbenin si ndërtesa, ndërsa një pjesë e tyre shfrytëzoheshin për turistët gjatë muajve të verës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 4 tetor

Dashi Do të jeni shumë të organizuar dhe strategjik dhe kjo gjë...
Read More