“3 vende skeptike, hapja e negociatave me kusht”

Bullgaria që ka presidencën e BE deri në fund të qershorit foli për herë të parë për hapje të negociatave me kushte. Në deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, homologu bullgar Borissov tha se tri shtete janë skeptike ndaj Shqipërisë.

Boyko Borissov, Kryeministri i Bullgarisë ka patur dje një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga Kryeministri Edi Rama. Thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja në procesin e integrimit të Shqipërisë kanë qenë në qendër të takimit të dy kryeministrave. Në konferencën e përbashkët me homologun e tij bullgar Borissov, kryeministri Rama e vlerësoi homologun e tij se ka bërë avokatin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit.

Tre vende skeptike

Borissov, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës së BE-së, tha se janë dy-tri vende që janë skeptike ndaj Shqipërisë për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai foli për herë të parë për hapje të negociatave me Shqipërinë edhe me kushte.Kuptohet, thotë Merkel: Ballkani perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet, por është një temë me rëndësi sepse në Ballkan, secili nga fqinjët të jetë keq, të gjithë janë keq. Sa më shumë të jemi të ndërlidhur me njëri-tjetrin, aq më të mëdha janë mundësitë për investime, paqe dhe prosperitet. Është e vërtetë që tregojmë përpjekje të shumta. Kemi akoma dy tre shtete që janë skeptike ndaj Shqipërisë, por shumica e vendeve evropiane mendojnë se edhe pse me kusht, Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe një rrugë për fillimin e negociatave. Po bëjmë përpjekje të mëdha të bindim këto vende deri në fund të qershorit”, deklaroi Borissov.

Rama: Bullgaria shembull bashkëpunimi

Rama i vlerësoi marrëdhëniet me Bullgarinë si të shkëlqyera, duke përmendur këtu miratimin e ligjit për pakicat kombëtare. “Pata kënaqësinë t’i dorëzoj kryeministrit medaljen e mirënjohjes që shpresoj t’i mbetet përgjithmonë në raftin e kujtimeve të tij, edhe pse nuk jam plotësisht i sigurt që kur të vija radha e presidencës tjetër bullgare Bojko të mos jetë sërish kryeministër. 

Marrëdhënia jonë me Bullgarinë është një marrëdhënie jashtëzakonisht pozitive. Neve na u dha mundësia për ta shprehur këtë marrëdhënie edhe me kalimin e ligjit në Parlament për pakicat kombëtare. Kemi diskutuar për mundësinë e mbështetjes nga Bullgaria në kuadër të negociatave teknike. E shikojmë me admirim që Bullgaria nga një vend që ishte në fund me thithjen e fondeve jep një shembull të shkëlqyer për këtë. Së fundi kemi pasur mundësinë që të diskutojmë edhe për gjithë procesin e vështirë dhe transformues të reformave”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Të kapërcehet egoizmi europian

Po ashtu si edhe në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama edhe në Konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm që po mbahet në Tiranë, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht Shqipëria duhet të mbështeten nga vendet e BE dhe egoizmi i disa prej tyre duhet të kapërcehet. “Egoizmi i disa vendeve europiane duhet të kapërcehet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sigurisht që në këto vende duhet të ketë edhe reforma. Takimi i sotëm tregon pikërisht që Shqipëria bën përpjekje. Unë besoj se ne duhet të mbështesim këtë qendër për luftën kundër ekstremizmit”.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Baton Haxhiu: Historinë e Berishës po e vret Shkëlzeni dhe Armina

Gazetari dhe publicisti nga Kosova ishte i ftuar në Forumet UET nën...
Read More