A e dini që nuk po dobësoheni vetëm për shkak të orarit të ngrënies?

Ndoshta kemi gabuar në gjithçka me fiksimin tuaj për peshoren, dhe kontrollin e asaj që konsumoni.

Por duke u fokusuar shumë tek kjo pjesë kemi harruar konceptin thelbësor: kur duhet të hamë?

Një pjatë makarona, është një pjatë makarona gjithmonë, por metabolizmi ynë ndryshon gjatë 24 orëve, e për rrjedhojë dhe aftësia për të përthithur ushqimin. Kështu nuk është njësoj të konsumosh makaronat në darkë, apo në drekë.

Quhet Dietë Kronologjike, dhe nuk është një dietë e radhës, por një regjim ushqimor për të cilin ka nisur të flitet që në vitet ’80.

Thelbi është tek sinkronizimi i vakteve me orën e brendshme të trupit, duke nisur nga cikli gjumë-zgjuar, ditë-natë. Pra, duket se është më mirë të hash ushqim sa më herët.

Por cila është arsyeja shkencore e avantazhit të konsumit herët të vakteve?

“Dimë ende shumë pak për dietën kronologjike, por dimë atë që vëzhgojmë. Pra, hormonet ndjekin një ritëm rrethor, prodhimi i tyre ndryshon gjatë 24 orëve. Ata që konsumojnë pjesën më të madhe të kalorive në pjesën e parë të dites janë më të dobët dhe kanë rrezik më të ulët për diabet dhe sëmundje të zemrës”,- thotë Andrea Ghiselli.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Nëse duhet, e kafshoj unë Suarez!”

Të zotët e shtëpisë shpresojnë në një paraqitje dinjitoze në Botëror edhe...
Read More