A e porositi ky milioner vrasjen e gazetarit?

Vrasja e tij tronditi jo vetëm Sllovakinë, por mbarë Bashkimin Europian.

Gazetari sllovak Jan Kuciak dhe e fejuara e tij, Martina Kusnirova u vranë më 26 shkurt të këtij viti në banesën e tyre.

Duket se zbardhja e vrasjes është drejt fundit, raporton Bild.

Raportohet se një milioner i quajtur Marian Kocner ka porositur vrasjen e 27-vjeçarit.

Një nga të arrestuarit për vrasjen ka nxjerrë emrin e sipërmarrësit Marian Kocner, 55 vjeç.

Kocner është aktualisht në burg për një rast tjetër, pasi ka falsifikuar kartmonedha me një vlerë prej 69 milionë eurosh.

Para se të vdiste, gazetari Kuciak kishte nisur të hetonte për aktivitetet e Kocner.

Ky i fundit e ka marrë në një rast në telefon dhe e kishte kërcënuar se do të kujdesej që gazetari të mos shkruante më.

Policia ka arrestuar për ngjarjen një 44-vjeçare të quajtur Alena Z. Ajo nuk ka pasur konflikt me gazetarin, por ka punuar si përkthyese për milionerin Kocner.

Vrasja e gazetarit sllovak solli protesta të shumta dhe dorëheqjen e kryeministrit Robert Fico.

mil2mil3
 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

STAS-i gjerman, një dosje “ekstra” për spiunët shqiptarë

Zbardhen sekretet e dosjeve të ish-shërbimi informativ gjermano-lindor. Ja çfarë përmbajnë arkivat...
Read More