Adrola Dushi i bën vetes urimin special, nuk do e besoni sa vjeç mbush

Modelja shqiptare Adrola Dushi është një nga femrat shqiptare, e cila kryeson listën e ndër më të bukurave.

Ajo sot feston ditëlindjen dhe ika bërë vetes një urim special. Nëpërmjet një postimi në Facebook, modelja ka uruar veten duke falenderuar të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë.

Fjalë zemre në këtë postim Adrola i ka dedikuar dhe djalit të saj Troi.

‘Sot u bëra 25 vjeç. Në këto 25 vite në jetën time kanë ndodhur shumë gjëra të mira dhe më pak të mira. Ndihem pak çuditshëm dhe s’e kuptoj tamam se çfarë po ndjej, por ndjesia më e mirë është se jam shumë falenderuese ndaj Zotit dhe çdo personi që ka hyrë në jetën time.Jam me fat për familjen time, për të afërmit e mi, për shoqërinë time, për ata njerëz që kanë besuar tek unë. Falë të gjithëve ju, unë jam Adrola.

E di që kam dhe shumë vite për të jetuar, për t’u rritur, për të mësuar, për t’u forcuar e për të mos u trembur nga surprizat që jeta i sjell, por sinqerisht shumë herë jam ndjerë e thyer dhe shumë e lodhur.
Dhe ka mjaftuar një shikim, një fjalë, një puthje a përqafim prej birit tim që gjithçka të ndryshojë.
Troi i mamit, ti je drita ime e syve dhe je bekimi më i madh në jetën time.

Ti je suksesi, shpëtimi dhe mbrojtja ime. Koha që ‘vjedh’ nga ty është gabimi që më peshon më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithë jetën do jem e përulur para teje dhe gjithë jetën do jem për ty. Të dua shumë, sa qielli, sa bota, sa gjiiiiithë yjet, hëna dhe dielli bashkë dhe shpresoj që një ditë të të bëj sadopak krenar.
U bëfsha edhe 100 vjeç o shokëni e shoqeni, me ju dhe me familjen time të shtrenjtë pranë. Zoti ju bekoftë të gjithëve për dritën që keni sjellë në jetën time’ shkruan Adrola në postimin e saj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pesë librat më të mirë të të gjitha kohërave…

Thonë se libër të keq nuk ka, por ka libër që nuk...
Read More