Ajola Xoxa shfaqet për herë të parë pas lindjes së të birit me një mesazh

Është shfaqur me një postim në Insgram mami Ajola Xoxa, me një dedikim mjaft të ëmbël për të birin Kajan që ka vetëm disa ditë që ka ardhur në jetë.

Ndërsa i bën urata të birit mami Ajola na ka prezantuar të gjithë familjen e saj të madhe, teksa shkruan që Kajan të bëhet kurajoz si babi Eri, ta ketë zemrën plot mirësi si nëna Valbona e plot dedikim si nëna Shqipja.

Nuk ka harruar as gjyshërit, Luanin dhe Benin, dhe as stërgjyshen Gano dhe xhaxhain më cool Arbin.

Pa harruar dhe veten kur thotë se nga ajo ai tashmë ka marrë gjithë zemrën dhe se zemra e saj do të qëndrojë brenda zemrës së tij të vogël përgjithmonë.

“Kjo fotografi eshte marre 12 ore perpara se ti te vije ne jete Kajan, e te na e mbushje jeten plot me driten e bardhe te rrezes se pare te agimit.

Mami uron qe ti te rritesh i shendetshem, te behesh nje njeri i mençur, i mire dhe i drejte, te te udheheqi ne jete gjithnje dashuria dhe asnjehere inati; te behesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemren plot miresi si nena Valbona dhe plot dedikim si nena Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, te kesh buzeqeshjen gjithe drite si gjyshi Luani qe te mbron nga qielli, zemren te paqtë si stergjyshja Gano dhe te jesh cool si xhaxhai Arbi.

Nga mami tashme ti e ke marre te gjithe zemren dhe zemra ime qendron e gjitha aty brenda zemres tende te vogel, pergjithmone”, shkruan Ajola.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

E drejta e azilit në vendet e BE-së, ja çfarë duhet të dini…

Si shpërndahen refugjatët brenda BE dhe kur kontrollohet zona e Shengenit? Rregullat...
Read More