Akti i rëndë: I vihet zjarri kishës katolike “Shën Dominiku” në Durrës

Kishës katolike të “Shën Dominikut” në zonën e Kënetës në Durrës i është vënë zjarri gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar.

“BalkanWeb” raporton se nga zjarri u dogjën dyert e jashtme dhe disa objekte në hyrje të kishës.

Pasi janë vënë re flakët gjatë natës është njoftuar policia dhe zjarrfikësja, e cila ka shuar zjarrin menjëherë.

Policia ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Dekreti: Meta vë në “rresht” mazhorancën, rikthen ligjin për Teatrin

Presidenti Ilir Meta rikthen për shqyrtim në Parlament ligjin për teatrin Kombëtar....
Read More