Akuzohet për përvetësim fondesh, prangoset ish kryeministri malajzian

Arrestohet ish kryeministri Malajzian Najib Razak për korrupsion masiv dhe përvetësim të fondeve shtetërore.

Pas akuzave për korrupsion dhe përvetësim të fondeve shtetërore, ish kryeministri Razak u arrestua të martën prej forcave policore.

Prej më tepër se një muaji, atij i ishte ndalur të dalë jashtë vendit, ndërsa në pronat e ish kryeministrit janë ushtruar një sërë kontrollesh.

Deri tani raportohet se janë sekuestruar prona të Najib, që kapin vlerën e disa milionëve dollarë, ndërsa tani ai do të përgjigjet edhe para drejtësisë, për akuzat e ngritura.

Gjithashtu, khesë për jetën politike të Malajzisë bëri humbja e thellë elektorale dhe aktualisht vendi drejtohet nga Mahathir Mohamadi, ish këshilltar i Najib.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Motrat Vorpsi: Nga fotot me bikini tek ftohja e plotë mes tyre

  Laura dhe Ornela Vorpsi janë dy personazhe shumë të njohur për...
Read More