Akuzoi qeverinë Italiane si pro ruse, reagon Salvini: Soros, një spekulant i paskrupull

Multimiliarderi amerikan George Soros ka dalë hapur kundër qeverisë së re italiane duke hedhur akuza të forta ndaj dy forcave politike që përbëjnë koalicionin qeverisës, Lidhja e 5 Yjet.

I ftuar në Festivalin e Ekonomisë që u zhvillua në qytetin italian të Trentos, George Soros ka dhënë një mesazh të fortë kritik ndaj ekzekutivit të Giuseppe Kontes.

“Jam shumë i preokupuar, tha ai, se qeveria e re italiane është mjaft pranë Rusisë. Të dy forcat politike qeverisëse kanë kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë”.

“Putin, u shpreh milarideri ameikan, kërkon të dominojë Europën, nuk do ta shkatërrojë, por ta shfrytëzojë për aftësitë e saj prodhuese, ndërsa ekonomia ruse nën sundimin e Putin mund të shfrytëzojë vetëm lëndën e parë dhe njerëzit”.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i zëvendëkryeminstrit e ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini.

“Nuk kemi marrë kurrë 1 lirë, 1 euro, 1 rublo nga Rusia, ka deklaruar Salvini. Konsideroj Putin, tha ai, ndër më të mirët nga krerët e shtetit, por më vjen turp nga fakti që në Itali ftohet të flasë një spekullues pa skrupull si zoti Soros”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Të gjithë sytë nga vajzat e motrave Bregu, më të bukura s’kishit parë

Motrat Bregu janë emra mjaft të njohur dhe të lakuar në media....
Read More