Albin Kurti zbulon arsyet: Pse Thaçi e Vuçiç po nguten ta përmbyllin më shpejt marrëveshjen…

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka reaguar pasi presidenti Hashim Thaçi ka prezantuar në forumin që po mbahet në Austri, idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti, në një postim në Facebook, ka thënë se Kosova po flijohet për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale.

Ai ka treguar edhe arsyet se pse po i ngutet Thaçit dhe Vuçiqit për nënshkrimin sa më i shpejt të marrëveshjes.

Ja reagimi i tij i plotë:

Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale.

Vuçiqi do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje. E tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën.

Por, Vuçiqit edhe po i ngutet, sepse: 1) Thaçi do t’i bëhet i papërdorshëm porsa ta akuzojë Gjykata Speciale; 2) Mogherini mbyll zyren para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019; 3) Marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe Lëvizja jonë ende s’është qeveria e re.

Çka duhet bërë? Paj, dihet: VETËVENDOSJE!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Sylë Ukshini: Demaçi, ikonë kombëtare dhe një kryengritës i pathyeshëm

Adem Demaçi, i lindur 82 vjet më parë, bëri një jetë për...
Read More