Alda Bardhyli: Kasem Trebeshina i mbivlerësuar, letërsia e tij mesatare

Alda Bardhyli, studiuese e letërsisë dhe drejtoreshë e Botimeve UET PRESS, ishte e ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel, ku iu kërkua të hidhte në kosh katër libra. Ndërsa jemi mësuar ta shohim të sugjerojë libra, drejtuesit e ‘Wake Up’ i kërkuan të kundërtën, të hidhte në kosh librat që s’duhen lexuar.

Bardhyli hodhi në kosh dy shkrimtaret e njohura Toni Morrison dhe Virginia Wolf, duke argumentuar se “dhe pse janë autoret e saj të preferuara, do donte të kishin një shqipërim më të mirë”.

“Do doja t’i lexoja në një shqipe më të bukur”, tha ajo.

Më pas ajo u ndal tek libri ‘Mekami’ me autor Kasem Trebeshinën duke e quajtur një libër gati “antishqiptar”. Sipas saj ka një mitizim të figurës së Trebeshinës pas viteve ‘90-të edhe nga studimet shqipe, duke ngatërruar shpesh raportin e tij me komunizmin, burgun dhe gjithë kalvarin e një jete të mundimshme me tekstin.

“Duhet lexuar teksti i ndarë nga përvoja jetësore, për të parë se letërsia e tij është mesatare dhe jo në nivelet në të cilat kërkohet të vendoset. ‘Mekami’ është një libër që duket sikur është shkruar nga një autor i huaj. Thelbi i letërsisë duhet të jetë humanizmi dhe ky libër bën të kundërtën, nxit urrejtjen mes dy popujve, atij shqiptar dhe turk. Nga ana tjetër Trebeshina përpiqet të ulë figurën e Skëndërbeut dhe cilësi të tjera të shqiptarëve duke i quajtur si një popull i pabesë dhe me virtytet më negative që mund të ketë një kombësi. Pavarësisht se nuk është subjekti ai që e bën letërsinë, jam e bindur që çdo lexues shqiptar nuk do ndjehej mirë të lexonte këtë libër”, tha ajo.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Goditet grupi “Bajri”, në pranga 11 pjestarë të bandës

11 persona janë arrestuar në një aksion policor të shtrirë në Tiranë,...
Read More