Aleksandër Frangaj mbushi 50 vjeç, bashkëshortja i organizon festë surprizë….

Pronari i televizionit “Klan”, Aleksandër Frangaj, ka festuar të premten 50-vjetorin.

Ditëlindja e tij është shoqëruar me një festë madhështore ku ishin të mbledhur miq dhe kolegë.

Revista “Who” shkruan se, ka qenë bashkëshortja e tij, Alba Frangaj, ajo e cila ka organizuar festën në Dajt nën dritat e kuqe të atmosferës, ndërsa kodi i veshjes ka qenë kapelja e zezë.

Të ftuarit kanë zbuluar pamjet nga festa e 50-vjetorit të Frangajt, me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Ndër të ftuarit kanë qenë edhe personazhet e njohur të ekranit si Marina Vjollca, Getoar Selimi, Dritan Shakohoxha, Anxhela Peristeri, e shumë të tjerë.

Ndërsa Aleksandër Gjoka ka kënduar posaçërisht për Frangajn.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rihanna pret ditëlindjen e 30-të me “Unë e urrej Rihanna” !

  Vajza e ditëlindjes Rihanna kaloi ditën e fundit të viteve të...
Read More
CLOSE
CLOSE