Ambasadori britanik: Peshqit e mëdhenj janë ende në oqean…

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman tha se peshqit e mëdhenj janë ende në oqean.

Gjatë fjalës së tij në një aktivitet ku u prezantuan gjetejet e një sondazhi për Policinë, ai tha se anëtarët e grupeve kriminale vazhdojnë të jenë me imunitet.

“Unë e di që ministrat e Mbretërisë së Bashkuar mezi po presin të kalojnë kohë me ministrin Xhafaj dhe ekipin e vet në takime të ndryshme me të. Kemi shembuj suksesi.

Një vit është një kohë shumë e shkurtër sa i përket zbatimit të ligjit. Ka ende sfida.

Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet ti kapë”, shtoi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur…’, zbulohen shënimet e shkrimtarit të madh

Viteve ’90 po u vinte fundi dhe një tjetër fund ndihej në...
Read More