Ana Lika, Si u arrestua aktorja në adoleshencë….

 

Aktorja simpatike Ana Lika ka qenë e ftuara e radhës në #thuajemepepsi në një episod ku tema e përzgjedhur duhet theksuar se i shkonte shumë.

Teksa po flisnim për vitet e adoleshencës së bashku me dëgjuesit tanë, Ana është kthyer pas në kohë për të na zbuluar një çmenduri të sajën të moshës 18-vjeçare.

Ajo na rrëfeu se asokohe me këmbëngulje u kërkonte prindërve të saj që t’i blinin një makinë duke e ditur mjaft mirë që nuk kishte patentë.

Pas shumë lutjesh dhe lotësh krokodili dëshira ju plotësua dhe si dhuratë nga gjyshja e saj mori makinën e parë që shumë shpejt do t’i hapte një telash të madh.

Për herë të parë me makinën e re, Ana vendosi të bënte një xhiro nga Liqeni Artificial i Tiranës, aty ku njerëzit dalin për vrap ose shëtisin për pak ajër të pastër.

Teksa po shijonte eksperiencën e parë si shofere ajo ndalohet nga 2 policë të cilët menjëherë e arrestuan për mungesë patente.

Pasi e gjeti veten për herë të parë në rajon Ana lajmëroi prindërit, të cilët, edhe pse fillimisht u alarmuan, më pas e kaluan situatën me shumë humor dhe batuta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Janë 125 artistë kundër shembjes së Teatrit, ja lista..

  Ka nisur para Kuvendit protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa...
Read More