Angeline Jolie dhe Brat Pitt në luftë për të fituar kujdestarinë e fëmijëve të tyre

Gati dy vite pasi që e ka dërguar kërkesën për divorc, çifti vazhdon të e kërkoj secili për vete kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdojnë betejën legale për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.

Gati 20 muaj më vonë se kur Jolie ka bërë kërkesën e saj për divorc, aktorët nuk po arrijnë të bijnë dakord rreth kujdestarisë së fëmijëve transmeton Gazeta Express.

I nervozuar për shkak të limitacioneve që aktorja ia ka dhënë atij për të i parë fëmijët e tij, Brad Pitt i është dashur të i drejtohej gjykatës në mënyrë që Jolie të i jepte atij më shumë të drejtën për të i parë fëmijët e tij, përndryshe, do të e humbas kujdestarinë.

Tani më artistët kanë një problem tjetër, pasi që Angelina do që dy prej fëmijëve të saj të paraqiten në pjesën e dytë të Malefica por ish partneri I saj e ka kundërshtuar këtë leje.

Çifti e ka mbajtur një lidhje 12 vjeçare që nga koha e filmit të Mr dhe Mrs. Smith në vitin 2004, kur aktori ende ishte I martuar me Jennifer Aniston nga e cila është divorcuar në vitin 2005.

Pitt dhe Jolie janë martuar në vitin 2014 pasi që fëmijet e tyre ua kanë kërkuar këtë, por më vonë kanë deklaruar se do të ndahen.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rrëfehet Ermal Meta: Nuk e prisja fitoren, mami vetëm qante

  Ermal Meta, fituesi i Sanremos, shprehu emocionet e tij me anë...
Read More