Arbitër Botërori për qejf: Bjorn Kuipers është milioner!

 

Zakonisht arbitrat e futbollit bëhen të njohur për ndonjë gafë të paharrueshme, që ka ndikuar  e ndonjë ndeshje të rëndësisë së veçantë, mjafton të përmendim një emër si Bajron Moreno, për shembull, “krimineli” që eliminoi Italinë në Botërorin 2002 dhe që më vonë përfundoi në burg për trafik droge.

Megjithatë, holandezi Bjorn Kuipers është përjashtimi. 45-vjeçari është ndër arbitrat me të njohur dhe të rëndësishëm të UEFA-s dhe vitet e fundit ka drejtuar dy finale në Europa League dhe finalen e Champions League 2014.

Kuipers është i pasur dhe jo nga futbolli: pasuria e tij vlerësohet mbi 13 milionë euro. Një biznesmen i suksesshëm, Kuipers është bashkëpronar i një zinxhiri supermarketesh C100, me më shumë se 500 dyqane në Holandë.

Ndërkaq, Kuipers ka të ardhur vjetore 2-4 milionë euro dhe kjo i lejon të jetë një nga mbështetësit financiarë të pilotit të Formula 1, holandezit Maks Verstapen.

Po futbolli? Është ndër arbitrat më të paguar në Holandë dhe fiton mbi 6000 euro për çdo ndeshje të drejtuar në kupat e Europës.

Këtë Botëror ka drejtuar 4 ndeshje, e fundit Angli-Suedi në çerekfinale, ndërsa nuk dihet a do drejtojë më deri në fund të Botërorit, por pak rëndësi ka për të, nuk është se pret ndonjë ndeshje të madhe për të shtuar të ardhurat personale, raporton Sport Ekspres.

Shkruar Nga
More from Redaksia

UBT kthehet edhe në oaz çlodhës, ja si janë transformuar lulishtet e kampusit universitar

  Universiteti Bujqësor i Tiranës po merr dita ditës pamjen e një...
Read More