Ariana Grande-Nicki Minaj, tjetër bashkëpunim

Vetëm pak ditë më parë Ariana Grande dhe Nicki Minaj njoftuan nëpërmjet rrjeteve sociale se do të vinin me një bashkëpunim të ri muzikor dhe fansat prisnin me padurim t’i shihnin ato bashkë.

Projekti muzikor “The Light is Coming” po kryeson klasifikimet amerikane e ndërkohë që suksesi i saj vazhdon këngëtaret kanë surprizuar duke lançuar një tjetër këngë.

Prurja që i përket Nicki Minaj është një këngë sensuale refrenin e së cilës e këndon Grande. Kënga e titulluar “Bed” është komentuar pozivitisht nga fansat e vajzave të cilët nuk lodhen kurrë duke i parë bashkë.

Kujtojmë se për herë të parë Ariana dhe Nicki kanë bashkëpunuar në projektin e famshëm “Bang Bang” pjesë e së cilës është edhe Jessie J si edhe me “Side to Side”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

TopAwards/ Ledri hyn në “Top 3” me bashkëpunimin me Butën

Ledri dhe Buta kanë bashkuar sërish fuqitë për të sjellë një tjetër...
Read More