Arta Marku kalon vetingun, rikonfirmohet në detyrë

Pasi dëgjoi përfaqësuesin e subjektit të rivlerësimit Arta Marku, bazuar në kriterin e pasurisë, figurës dhe vlerësimit profesional, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyre të kryeprokurores, Arta Marku.

Në seancën dëgjimore të një dite më parë, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku nuk ishte e pranishme, por u përfaqësua nga avokatja Lirime Çukaj.

Edhe në dhënien e vendimit, Marku nuk ishte e pranishme në sallë, por u përfaqësua nga avokatja e saj.

Mosparaqitja e saj në seancë solli reagimin e trupës së KPK-së, por edhe të përfaqësuesit të ONM-së, i cili e cilësoi si mungesë të një lidershipi që ka detyrim jo vetem  të drejtojë por edhe te japë llogari.

Në lidhje me tre komponentët, KPK nuk ka konstuar probleme pavarësisht se një kerkesë e saj për masë ‘arrest me bug’ dy herë për një person që ishte kapur në gjendje të dehur, u komentua si ekstreme.

Nga kontrollet, Arta Marku rezulton zotëruese, me gjithë bashkëshortin, e dy apartamenteve, ka edhe një shtesë prej 9 metrash nën legalizim.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Hapja e negociatave do të sjellë një sistem të ri politik

Nga Ervis Iljazaj Sigurisht që, rekomandimi pa kushte për hapjen e negociatave...
Read More