Audiopërgjimi i Denar Bibës, Berisha: Shqipëria rrezikon përjashtimin nga…

Pas bërjes publike të një audiopërgjimi ku ish kryetari i KQZ Denar Biba në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci dëgjohet duke shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave në këtë gjykatë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili ne nje postim ne rrjetet sociale thote se ky akt, “rrezikon perjashtimin e Shqiperise nga Keshilli i Europes”.

POSTIMI I PLOTE:

Super Skandal!

Kryekumbar Noriega dhe sekretari i pergjithshem i mafies shteterore shqiptare, don Agaçio kercenojne gjykatesin ne tempullin e drejtesise te Europes, Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Te dashur miq, kryekumbar Noriega me sekretarin e pergjjthshem te mafies shteterore don Agaçio, kercenojne haptas ne menyren me kriminale ne tempullin e drejtesise te Europes, ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut, anetarin e kesaj gjykate zotin Ledio Bianku.

Ata i kerkojne gjykatesit te ndikoje tek kryetari i kesaj gjykate per te hedhur poshte dhe mos shqyrtuar dosjet e derguara nga pronaret legjitim te pronave te tyre te grabitura nga qeveria.

Ky akt kriminal mafioz i pashembullt deshmon se mafia qeveritare shqiptare eshte nje rrezik real serioz per institucionet eropiane te drejtesise. Ky akt nderkombetarisht i denueshem, qe rrezikon perjashtimin e Shqiperise nga Keshilli i Europes, deshmon dhe nje here pse dergohet per kater here me radhe perfaqesuesi i familjes mafioze Xhafa per tu zgjedhur anetar i Gjykates se Strasburgut.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar te Norieges, mafiozit me te rrezikshem te Europes, le te paralajmerojme Edi Ramen se per cdo cenim qe mund ti behet gjykatesit ne detyren e tij do marre pergjigjen qe meriton.

Ju lutem ndiqni biseden e kercenimit te bere me porosi te Rames dhe Don Agacios nga famozi Denar Biba me Gjykatesin Ledio Bjanku. sb

Shkruar Nga
More from Redaksia

Unë, fëmija me autizëm!

  Nga Berjana Molla – Logopede “Përshëndetje, Unë jam Autizmi! Unë jam...
Read More