Bajrët nuk ishin rrugeçër! A ka një përplasje mes Ramës dhe Xhafajt?

“Korrupsioni kryeministror dhe krimi i organizuar në Shqipëri, është hedhur në sulm për të bllokuar sot çështjen kombëtare si politikë perëndimore. Të korruptuarit e mëdhenj, janë hedhur njëherësh edhe kundër Prokurores Marku dhe ministrit Xhafaj, por pa sukses. Por edhe prokuroria e policia, nga ana e tyre, me sukses po godasin intesivisht grupet e krimit; të cilat kanë qenë dhe janë në korporatë biznesi me korrupsionin e lartë shtetëror”.

Kështu shkruante para pak ditësh avokat Spartak Ngjela, që ka mbrojtur vazhdimisht punën që po bën ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Por a ka një përplasje vërtet mes Xhafajt dhe Ramës, sidomos kur bie fjala tek lufta ndaj krimit?

Në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë që u prit me jo pak skepticizëm. Ai tha se në Shqipëri nuk ka banda, por ka rrugeçër. Megjithatë, pak ditë më vonë u arrestua banda e Bajrit, e cilësuar nga mediat si nga më të rrezikshmet në Europë.

A janë rrugeçër Bajrit? Nëse nisesh nga komentet e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në “Real Story”, ata duken jo vetëm një bandë, por shumë e frikshme.

“Ky grup ka pasur influencë shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këto influence. Na janë dashur muaj të tëra përgjimesh dhe hetimesh për të siguruar prova të mjaftueshme për këtë grup. Duhet të ishim të kujdesshëm në këtë drejtim prandaj e zgjatëm punën për këtë grup në 6 muaj.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Banorët në Zharrëz jetojnë ende brenda shtëpive të rrezikshme

Pas premtimit për dëmshpërblim të qeverisë, dhjetëra shtëpi në zonën e Zharrëzës...
Read More