Balla i nxorri foton, reagon Basha: Nuk kam lidhje, garantuesi i eurove është Balla

Dy ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar I PS-së, Tulant Balla publikoi një foto të Lulzim Bashës, ku sipas tij, kreu i PD-së kishte dalë në foto në zyrën e tij me vëllain e dy vëllezërve pritës të 3.4 mln euro që u kapën në dy makinat Toyota Yaris. Pas publikimit të fotos reagoi edhe Lulzim Basha.

“Parashtrimi i fotos vërteton se Balla kapobanda, e ka marrë atë nga banda e Elbasanit…Unë takoj me mijëra njerëz dhe nuk e ka mbaj mend (personin në foto) dhe nuk më ka prezantuar njeri me atë. Nëse është ai, ta marrin dhe ta arrestojnë nëse ky është personi. Unë nuk e mbaj mend se kush është.

Disa më thonë se (takimi) ishte në kuadër të një fushate të zgjedhjeve të pjesshme në Dibër…Personi në fjalë nuk më thotë asgjë. Taulant Balla është garantuesi i kalimit të parave të Bandës së Elbasanit. E dyta policia është njoftuar nga partnerët dhe e treta këto janë para droge… Nuk ka fare lidhje me mua. Garantuesi i marrëveshjes quhet Taulant Balla…”, tha Basha per mediat

Pas deklaratës së PD, përmes Flamur Nokës, i cili shprehej se “Rasti i 3.4 milionë eurove të drogës me Toyota Yaris është simboli i përfshirjes së maxhorancës së Edi Ramës në pastrimin e parave të drogës, duke nisur nga dy ministrat e brendshëm tek kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla”, ka reaguar ky i fundit.

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, ka akuzuar Lulzim Bashën për njohje me vëllanë një prej personave të shpallur në kërkim nga policia, për 3.4 milionë eurot e gjetura në makinat “Toyota”.

Në një reagim të bërë publik në faqen e profilit zyrtar në Facebook, Balla shkruan:

Lulëzim Basha jo vetëm që është i lidhur ngushtë me vëllain e njërit prej personave në kërkim nga Policia, por ai duhet të sqarojë publikun: A ke njohje personale ti Lulëzim Basha edhe me personat e shpallur në kërkim? A kanë qenë ata financues të Partisë Demokratike në aktivitete politike të saj? A bëjnë pjesë këta persona në një anturazh të ngushtë të Lulëzim Bashës?

Shkruar Nga
More from Redaksia

I tmerrshmi i Bajrëve: Beharit i gjendet në banesë arma me të cilën vrau gruan dhe Arben Tuzin

    Zbardhen të dhëna të reja nga dosja e arrestimit të...
Read More