Bes Kallaku pjesë e filmit aksion, krah emrave të njohur botërorë

 

Aktorin e humorit Bes Kallku tashmë do e shohim në një rol që ndoshta nuk e kishit imagjinuar kurrë.

 Me anë të një postimi në Instagramin e tij, Besi ka treguar sekuenca nga filmi ku do të aktrojë.

“’The Brave’, së shpejti në kinema”, – ka shkruar aktori.

Përveç kësaj, bie në sy se një pjesë e skenave të filmit janë xhiruar në Tiranë.

Madje në këtë film nuk merr pjesë vetëm Besi, por edhe aktori tjetër shqiptar, Ervin Bejleri. Përkrah tyre do të luajnë aktorët e njohur amerikanë, Armand Assante dhe Louis Mandylor.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Varrezat greke/ Doda shpërthen ndaj Kotzias: Shqiptarët e Çamërisë i vratë dhe i latë pa varr

Ish- deputetja e PDIU, Mesila Doda ka reaguar pas vendimit të qeverisë...
Read More