Besi dhe Xhensila zbulojnë emrin e vajzës…

Ndërkohë që çifti më protagonist i showbiz-it shqiptar janë kryefjala e portaleve dhe medias për momentin, pasi për herë të parë ata janë bërë prindër sot të një vajze të shëndetshme, sapo u mësuan të tjera detaje interesante në lidhje më të voglën e familjes së Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.

Kështu, emri i veçantë që ata kanë zgjedhur për vajzën e tyre, është Ajka! Një emër tipik shqiptar dhe me një domethënie të veçantë, ndërkohë që mbesa e Besit, quhet Amla.

Me sa duket, ata janë fort të lidhur me emrat shqiptarë dhe traditën. Sipas të njëjtave burime, Xhensila ka sjellë në jetë vajzën me lindje çezariane dhe kjo ka ndodhur rreth orës 11.50 të ditës së sotme në një nga spitalet private në Tiranë.

Le të shpresojmë që prindërit e rinj, do të na njohin me të tjera detaje më vonë e pse jo të na shuajnë kureshtjen me ndonjë foto nga e vogla e tyre!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Presidenti paguan mbi gjysmë milionë euro për takim me Trumpin

Gjithsej 517 mijë e 198 euro e 56 cent para të buxhetit...
Read More