Bieta Sulo zbulon studion e emisionit të pasdites, dorën e fundit ja jep ‘mjeshtri’ Alban Dudushi



Ditën e sotme gazetarja e njohur Bieta Sulo ka publikuar disa foto nga përgatitjet e fundit për emisionin e pasdites që do prezantojë. Siç ka zbuluar, të hënën më datë 3 shtator do të nisë transmetimi i “Ftesë në 5” dhe sot janë realizuar provat gjenerale.

Përveçse ka zbuluar studion në të cilën do zhvillohet emisioni i më i ri i pasdites, Bieta ka treguar se ‘prekjen e fundit’ e ka bërë  bashkëshorti i saj Alban Dudushi. “Ai momenti kur vjen mjeshtri “on board” (në bord) për “il tocco finale” (prekjen finale)”,-ka shkruar ajo krahas fotove me moderatorin e njohur.

Kujtojmë që Sulo sapo ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen si anëtare jurie në ‘Top Talent’.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Praga, qyteti me më shumë gjelbërim në planet

  Ndiheni të rrethuar nga çimentoja dhe asfalti? Të asfiksuar nga smogu...
Read More