Bota e muzikës sot në zi, humb jetën këngëtari me famë botërore


Këngëtari dhe tekstshkruesi, Charles Aznavour, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeç.

Ai humbi jetën pas një karriere që i zgjati më shumë se 80 vjet.

Charles ishte i njohur më së shumti për hitin e tij të vitit 1974 ‘She’ dhe u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në 2017.

Këngëtari u martua tri herë dhe ka gjashtë fëmijë.

Ai u konsiderua si ‘Entertainer of the Century’ nga CNN në vitin 1998.

Aznavour regjistroi më shumë se 1.200 këngë në shtatë gjuhë të ndryshme dhe performoi në 94 vende.

I ndjeri ka lindur në Paris në vitin 1924 nga prindër armenë që ikën nga genocidi në vend për të filluar një jetë të re në kryeqytetin francez.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Greqia do të njohë patentat shqiptare

  Në Athinë po zhvillohet takimi i dytë i ministrave nga vendet...
Read More