Bota po e humbet luftën kundër ndryshimeve klimatike

Nga ‘The Economist’ – Toka po zien. Nga Siatëlli në Siberi këtë verë, flakët kanë gllabëruar qindra-mijëra hektarë pyje në hemisferën veriore. Një nga 18 zjarret më të egër, po shkrumbon aktualisht Kaliforninë. Zjarret vranë javën e kaluar 91 persona në Greqi. Diku tjetër, njerëzit po vdesin si pasojë e të nxehtit ekstrem.

Rreth 125 njerëz kanë vdekur në Japoni, si rezultat i një vale të tmerrshme, që e çoi për herë të parë temperaturën mbi 40 °C në Tokio. Fatkeqësi të tilla, që dikur ishin të rralla, tanimë janë më se të zakonshme. Shkencëtarë kanë paralajmëruar prej kohësh, se teksa planeti ynë ngrohet – sot është përafërsisht 1 °C më i nxehtë se në epokën e furrave të epokës pre-industriale- modelet e motit do të çrregullohen tërësisht.

Një analizë e hershme, ka gjetur se kjo verë europiane tragjike, do të kishte patur më pak të ngjarë, po të mos ishte për ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu. Megjithatë, teksa ndikimi i ndryshimit të klimës po bëhet gjithnjë e më i qartë, po kështu ndodh edhe me shkallën e sfidës që kemi përpara.

Tre vjet pasi vendet u zotuan në Paris të mbajnë ngrohjen globale “poshtë 2 °C, në krahasim me nivelet para-industriale”, emetimet e gazrave serrë janë sërish të larta. Po ashtu, në rritje janë investimet për nxjerrjen e naftës dhe gazit. Në vitin 2017, për herë të parë në 4 vjet, kërkesa për qymyr u rrit.

Subvencionet për burimet e ripërtëritshme, si era dhe energjia diellore, po zvogëlohen në shumë vende, dhe investimet kanë ngecur. Ndërkohë, energjia nukleare miqësore me klimën, është e shtrenjtë dhe jopopullore. Është joshëse të mendohet se këto janë pengesa të përkohshme, dhe se njerëzimi me instinktin e vet të vetë-ruajtjes, do t’ia dalë të triumfojë mbi ngrohjen globale. Në fakt, ai po humbet këtë luftë.

Të “jetosh” në parajsën e karburantit

Por progresi i pamjaftueshëm, nuk do të thotë fare progres. Ndërsa panelet diellore, turbinat me erë dhe teknologjitë e tjera me pak karbon po bëhen më të lira dhe më efikase, përdorimi i tyre është rritur. Vitin e shkuar, numri i makinave elektrike në mbarë botën i kaloi 1 milionë.

Shqetësimi publik po rritet.

Një sondazh i vitit të kaluar në 38 vende, zbuloi se 61 për qind e njerëzve e cilësojnë ndryshimin e klimës si një kërcënim të madh; vetëm terroristët e ISIS-it shkaktonin më shumë frikë. Ndërkaq, investitorët po flasin për heqjen dorë nga investimet në kompanitë, që funksionojnë me qymyr dhe naftë si lëndën e parë.

Pavarësisht nga vendimi i Presidentit Donald Trump për të nxjerrë vendin nga Marrëveshja e Parisit, shumë qytete dhe shtete të veçanta amerikane, kanë riafirmuar angazhimin e tyre ndaj saj. Edhe disa republikanët fillimisht skeptikë, duket se janë tashmë dakord për zgjidhjen e këtij problemi.

Në Kinën dhe Indinë të zhytur në smog, qytetarët që po asfiksohen përditë nga tymi, po i nxisin qeveritë të rishohin planet për t’u mbështetur kryesisht tek qymyri për elektrifikimin e vendeve të tyre. Optimistët thonë se de-karbonizimi, është brenda mundësive.

Megjithatë, për shkak të kompleksitetit të njohur, përputhja dhe zbatimi i objektivave globale, është dëshmuar të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Një arsye është rritja e kërkesës për energji, veçanërisht në zhvillimin e Azisë. Në vitet 2006-2016, kur ekonomitë në zhvillim të Azisë u rritën ndjeshëm ekonomikisht, konsumi i tyre i energjisë u rrit me 40 për qind.

Konsumi i qymyrit, u rrit çdo vit me 3.1 për qind. Përdorimi i gazit natyral më të pastër, u rrit me 5.2 për qind dhe nafta me 2.9 për qind. Lëndët djegëse fosile, janë më të lehta për t’u bashkuar me rrjetet e sotme, sesa burimet e ripërtëritshme që varen nga ndriçimi i diellit dhe forca e erës.

Arsyeja e dytë është, inercia ekonomike dhe politike. Sa më shumë lëndë djegëse fosile që konsumon një vend, aq më e vështirë është të ndahet prej tyre.

Lobet e fuqishme, dhe votuesit që i mbështesin ato, forcojnë praninë e qymyrit në sektorin energjetik. Përsëritja e mënyrave ekzistuese për t’i bërë gjërat, mund të kërkojë vite. E fundit, është sfida teknike e nxjerrjes së qymyrit nga industritë përtej prodhimit të energjisë.

Çeliku, çimentoja, bujqësia, transporti dhe forma të tjera të aktivitetit ekonomik, janë përgjegjëse për mbi 50 për qind të emetimit të karbonit në atmosferë. Por bota duket sikur ka mbetur pa ide. Rreth 70 vende ose rajone, përgjegjëse për një të pestën e të gjitha shkarkimeve të karbonit, tani e çmojnë karbonin. Teknologët i rrinë larg çelikut me pak karbon, madje edhe çimentos me karbon negativ, prodhimi i të cilave thith më shumë CO (-2) sesa lëshon.

Gjak, djerse dhe gjeo-inxhinierë

Megjithatë, asnjë nga këto masa nuk do të vlejë aq shumë nëse problemet me ngrohjen globale, nuk kapen nga koka. Vendet perëndimore u bënë të pasura, duke emetuar një sasi të madhe të karbonit. Ato duhet të respektojnë angazhimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Parisit, për të ndihmuar vendet e varfra t’i përshtaten mirë një planeti më të ngrohtë, dhe të reduktojnë emetimet në të ardhmen, pa sakrifikuar rritjen ekonomike të nevojshme për të dalë nga varfëria.

Përballja e ndryshimeve klimatike, do të vijë me një kosto financiare në një periudhë afatshkurtër – edhe pse kalimi nga karboni mund të pasurojë ekonominë, ashtu siç bëri në shekullin XX lëvizja nga makineritë me qymyr tek elektriciteti.

Politikanët kanë një rol thelbësor për të luajtur në kryerjen e reformave të duhura, për të siguruar që më të dobëtit të mos mbajnë barrën e ndryshimit. Ndoshta ngrohja globale do të nxisë tek ata vullnetin kolektiv. Mjerisht, bota duket e prirur që më parë të vuajë pasojat e të nxehtit të madh global.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Hëna e përgjakur”, ja kur ndodh eklipsi hënor më i gjatë i shekullit

Një lajm i mirë për të gjithë të pasionuarit pas fenomeneve të...
Read More