Botërori: Lojtarët më të mirë deri më tani

Ndërsa afrohemi në raundin çerekfinal të “Rusia 2018”, redaktorët e “Goal.com” kanë përftuar top-formacionin e 1/8 finale të Botërorit të kësaj vere, që ka startuar më 14 qershor dhe do të vijojë deri më 15 korrik, në finalen e madhe. Bëhet fjalë për 11-shen më të mirë të raundit të parë të “nokaut”-it në këtë turne.

Igor Akinfeev | Portier | Rusi
Portieri i Rusisë, Igor Akinfeev, ishte heroi i goditjes së penalltive dhe kualifikimit të të tijve në kurriz të Spanjës. Ai priti dy 11-metërsha të ekzekutuar nga Koke dhe Iago Aspas. Gjithashtu, Akinfeev bëri shumë pritje gjatë ndeshjes dhe pësoi vetëm një (auto)gol të vetëm.

Mario Fernandes | Mbrojtës i djathtë| Rusi
Mbrojtësi Mario Fernandes bëri një ndryshim të jashtëzakonshëm për të kufizuar kërcënimin në krahun e majtë të Spanjës dhe mbajtjen e rezultatit 1-1, para goditjes së penalltive, të cilat e çuan Rusinë deri në çerekfinale të këtij Botërori.

Victor Lindelof | Qendërmbrojtës | Suedi
Victor Lindelof ka formuar një partneritet të qendrës së fortë me Andreas Granqvist, i cili ka fituar shumicën e vlerësimeve deri tani, në këtë turne. Lindelof shkëlqeu ndërsa Suedia e mbajti portën të pastër kundër Zvicrës, për të fituar 1-0 dhe për të arritur në çerekfinale.

Diego Godin | Qendërmbrojtës | Uruguaji
Diego Godin, qendërmbrojtësi i Uruguajit, bëri një performancë tjetër mbrojtëse të pamposhtur, duke ndaluar Cristiano Ronaldon dhe skuadrën e tij portugeze, që nuk shënuan dot më shumë se një gol.

Diego Laxalt | Mbrojtës i majtë | Uruguaji
Diego Laxalt vazhdon të bëjë përshtypje për Uruguajin në “Botërorin 2018”. Kundër Portugalisë, mbrojtësi i krahut të majtë vazhdimisht sfidoi për topin dhe siguroi krosime për Edinson Cavani dhe Luis Suarez, për të synuar golin.

Paul Pogba | Mesfushor qendre | Francë
Paul Pogba ishte “zemra rrahëse” e mesfushës së Francës, kur transalpinët mundën Argjentinën 4-3, në 1/8 finale të këtij Botërori. Ai ushqeu në mënyrë fantastike përmes topave të përpiktë Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud.

Marouane Fellaini | Mesfushor qendre | Belgjikë
Marouane Fellaini i Belgjikës u hodh nga pankina në veprim, pasi Japonia po kryesonte me dy gola avantazh në pjesën e dytë. Kërcënimi i tij ajror nga goditjet e këndit, duke përfshirë edhe golin e barazimit, ishin vendimtar në fitoren e të tijve 3-2.

Takashi Inui | Mesfushor qendre | Japoni
Megjithëse Japonia u eliminua në 1/8 finale të Botërorit, pasi humbi 3-2 ndaj Belgjikës, Takashi Inui realizoi ëndrrën absolute për një gol dhe e vendosi Belgjikën në avantazh gjatë gjithë lojës, me lëvizjen e tij mesfushore, duke pasur dhe dribluar.

Kylian Mbappe | Sulmues | Francë
Futbollisti i Francës, Kylian Mbappe, ishte ylli i 1/8 finale të Botërorit të Rusisë. Ritmi i tij i prej “njeriu të erës” dhe finalizimi i përsosur e vuri Argjentinën me “shpatulla pas murit”. Në këtë ndeshje kundër Leo Messit, adoleshenti francez e shpërfaqi veten si një talent i klasit botëror.

Edinson Cavani | Sulmues | Uruguaji
Një performancë fenomenale, e gjithanshme, nga Edinson Cavani kundër Portugalisë. Kjo ndeshje 1/8 finale e Botërorit e pa sulmuesin e PSG-së me dy gola kundër Ronaldos me shokë dhe përcaktoi udhëtimin e Uruguajit në çerekfinale të Kupës së Botës 2018. Partneriteti i tij në sulm me Luis Suarez mund të jetë më i miri në turne.

Neymar | Sulmues | Brazil
Ndërsa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo u përkulën dhe u eliminuan nga Kampionati Botëror, Neymar shënoi një gol dhe krijoi tjetrin për Brazilin, që eliminoi Meksikën në 1/8 finale, me një fitore 2-0.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Basha pritet si hero në Rinas: Ja katër teoritë e takimit me Trump

Kryetari demokrat, Lulzim Basha u prit nga një turmë militantësh kur zbriti...
Read More