Brexit dhe Liberalët



brexitNga Besart Kadia

“Problemi me Europën është se ti nuk di kë të marrësh në telefon në rast se ke një çështje për të zgjidhur”. Kjo shprehje i atribuohet Henri Kisinxher dhe që përdorej shumë shpesh nga komentatorët e Amerikës për të shpjeguar politikën e kontinentit të vjetër dhe përpjekjet për një balancë të fuqive politike në kontinent.
Kriza financiare e vitit 2008 duket sikur i dha një përgjigje këtij defekti Europian. Duke filluar me krizën në Itali e më pas në Greqi, institucionet e rëndësishme financiare, si dhe FMN, gjithnjë e më shumë prisnin që Angela Merkel të qëndronte në krye të përpjekjeve Europiane për të zgjidhur morinë e problemeve ekonomike e politike duke filluar që me Grexit, krizën e Euros, krizën e borxhit sovran, krizën e sistemit bankar, problemet me deflacionin dhe me krizën e emigrantëve. Në fakt pas rënies së Murit të Berlinit Bashkimi Europian ka qënë më shumë një përpjekje konstante për të shmangur krizën e radhës sesa një alternativë ndaj SHBA-së për rajonet e tjera të botës.
Ndaj në këtë kontekst britanikët u larguan nga një bashkim shtetesh që të paktën në dhjetë vjeçarin e fundit ishte shndërruar në lajm negativ për publikun e gjerë, duke anashkaluar shumë prej përfitimeve ekonomike që ky union i kishte dhënë.
Si e interpretojnë dhe e parashikuan liberalët këtë dalje të Britanisë?
Prej tre vitesh tashmë Fondacioni për Liri Ekonomike është organizues i një prej lëvizjeve më të rëndësishme liberale në Europë. Në tre muaj, në bashkëpunim me Austrian Economics Centre, më shumë se 100 think tanks, politikanë, akademikë e biznesmenë, organizojnë konferenca në 52 kryeqytete të Europës. Në këtë pjesëmarrje masive flitet për rëndësinë që ka liria ekonomike e shteteve anëtare që janë në BE por nga ana tjetër flitet për rrezikun që vjen nga imponomi që vjen nga Brukseli apo Gjermania për politika ekonomike harmonizuese për tërë kontinentin.  Shumë prej tyre flasin për “çmendurinë” e monedhës së përbashkët të euros, si një simbol i kësaj përpjekeje të sforcuar të politikave ekonomike. Në librin “Tragjedia e Euroës” profesor Borges shkruan se euro është një projekt politik që lë mënjanë teorinë ekonomike dhe eventualisht ajo do të dështojë.
Si të mos mjaftonte kjo liberalët argumentojnë se Gjermania e ka gabim pretendimin e saj, se integrimi i  mëtejshëm i ekonomive europiane ka nevojë për politika harmonizuese fiskale. Sipas Gjermanisë një bllok ekonomik me monedhë të përbashkët ka nevojë gjithashtu për politika fiskale të njëjta mes shteteve. Shumë ekonomistë flasin për domosdoshmërinë e harmonizimit fiskal si një instrument për të patur në harmoni politikat fiskale dhe monetare në Europë në mënyrë që të mos kemi krizë financiare si në vitet 2008-2012. Por kjo përpjekje për harmonizim të mëtejshëm të Europës frikson Britanikët. Ekonomsitët shpesh riprodhojnë në konsensus të plotë teoritë ekonomike pa marrë parasysh faktet. Në vitin 1982, rreth 360 ekonomistë, Kejnsianistë, nënshkruan një letër drejtuar “The Times”, se politikat e Thatcherit do të sillnin rrënimin e Anglisë. Sa gabim e kishin…
Së dyti, liberalët mbështesnin argumentin se poundi është i mbivlerësuar me rreth 10% krahasuar me paritetin e fuqisë blerëse me shtete të tilla si Italia dhe Spanja dhe me Brexit, monedha vendase do të zhvlerësohet dhe për këtë arsye kjo është gjë e mirë, pasi do t’i bëjë produketet britanike më konkurruese. Zhvlerësimi i poundit të nesermen e Brexit ishte më i madhi pas asaj që ndodhi në vitin 1992. Sipas Charles Gave në artikullin e publikuar në CAPx, ku Fondacioni për Liri Ekonomike është bashkëpunues, Britania duhet “të largohet nga burokracia monstruoze e Brukselit dhe të rifitojë lirinë për të qënë konkurruese me rajone të tjera në glob”. Ndaj kjo çon në argumentimin e tretë të tyre se përse Brexit ishte i domosdoshëm: liria nga burokracia.
Në këtë çështje “The Spectator”, shkruan se ndihmësi i Cameron vuri re pas një auditimi se vetëm 1/3 e punës që bënin punonjësit në kryeministri kishte lidhje me axhendën e kryeministrit, pjesa tjetër ishte punë me kërkesat që vinin nga Brukesli. Kjo sipas tyre ishte pushtimi i burokracisë europiane. Për këtë arsye, rikthimi i sovranitetit në bërjen e politikave vendase do të ishte e domosdoshme për Brexit.
Por pavarsisht kësaj s’duhet harruar se BE është një bllok ekonomik dhe inkurajon lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve. Ajo nuk është perfekte por është një mekanziëm i mbingarkaur nga politikat e çdo shteti anëtar. Siaps Bankës së Anglisë, Brexit është kërcënimi më i madh që ka ekonomia Britanikë në periudhën afatmesme. Këto janë kohëra të vështira dhe askush nuk di se çfarë forme do të marrë Europa në dy vitet e ardhëshme… As liberalët.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Gjermania akuzon: Rusia nisi sulmet kibernetike ndaj nesh

Shërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane ka akuzuar Rusinë se qëndron pas...
Read More