Bukuroshja shqiptare mahnit jurinë e “Greece Next Top Model”

Kristina Skura është një vajzë shqiptare, që ka korrur sukses në shtetin fqinj, Greqi. Në vitin 2015 ajo ka fituar Miss Kreta dhe në vitin 2016 është kurorëzuar Miss Shqipëria.

Kristina prej shumë vitesh jeton në Greqi, ku dhe ka studiuar në degën kimi-biologji.

Menjëherë pas kurorës së misit bukuroshja shqiptare vazhdoi me modelingun.

Tri ditë më parë 22-vjeçarja ka marrë pjesë në emisionin “Greece Next Top Model”, ku përzgjidhen modelet më të mira.

Bukuroshja shqiptare ka mahnitur të katër anëtarët e jurisë, të cilën e kanë komplimetuar për pamjen dhe trupin e saj.

Dhe sigurisht që në fund votuan të katër pro bukuroshes shqiptare.

Kujtojmë që pak kohë më parë në një intervistë në Shqipëri Kristina Skura ka treguar se rruga e saj e karrierës në Greqi nuk ka qenë e lehtë.

Madje ajo shpesh është ndier e paragjykuar në Greqi për origjinën e saj, por siç ka thënë dhe ajo vetë se ia ka dalë mbanë t’i përballojë edhe paragjykimet.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Përse biem në dashuri ?

  Dashuria është kondicion human, është nevojë biologjike, është frike për të...
Read More