Çamët në protestë, Idrizi: Duan të zhdukin emrin “Çamëri”, por ne jemi gjallë

 

Me pankarta në duar ku shkruhej në anglisht “Ajo që kërkojmë është drejtësi”, “Nuk do të harrojmë genocidin çam”, shoqata ‘Çamëria’ zhvilloi sot një protestë para Ambasadës Greke.

Ata kërkojnë transparencë për marrëveshjen Shqipëri-Greqi dhe që askush të mos fshijë emrin ‘Çamëri’ nga tekstet shkollore.

Protesta nisi në orën 12:00 tek hyrja e Bllokut të Ambasadave, Rruga e Durrësit, sheshi ‘Adem Jashari’.

I pranishëm në protestë ishte dhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

“Të kërkohet falje publike për krimet ndaj çamëve dhe të ngrihet një përmendore. Nuk na zhdukën dot prej 105 vjetësh,” tha Idrizi.

Ai theksoi se PDIU kërkon që të ketë dialog me Greqinë dhe zgjidhjen e problemeve.

“Ne nuk kërkojmë prona, ne kërkojmë atdheun. Ne nuk kërkojmë ndryshim kufijsh, por duam që shqiptarët e Çamërisë të shpallen minoritet,” tha Idrizi.

“Kërkojnë të zhdukin emrin “Çamëri”, por Shqipëria është gjallë, ne jemi në këmbë,” u shpreh Idrizi.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ish-zv.ministrja e Financave, femrave: Mendimi i parë i shefit është çfarë keni poshtë fustanit…

    Ish-zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj ka bërë një koment pikant...
Read More