Cappadocia, hotele luksi brenda një shpelle

Cappadocia është një rajon në Turqinë qëndrore, shumë e famshme për pamjet e saj të mrekullueshme dhe që të lënë pa frymë për madhështinë e tyre.

Cappadocia 1

Picture 1 of 13

 

Shkëmbinjtë dhurojnë pamje spektakolare, ku mes tyre më i famshmi është ‘kalldrëmi i zanave’, i cili fsheh shumë shpella të cilat mbajnë brenda tyre shumë histori. Disa nga këto shpella janë përshtatur në hotele të cilat të krijojnë idenë e një magjie.

Pejsazhi pothuajse surreal i rajonit është krijuar si pasojë e formacionin gjeologjik të gjeneruar nga vullkanët antik, aktiv në këtë zonë rreth 2 milion vjet më parë. Shpërthimet kanë depozituar në terren lumë llave, e cila është transformuar në shkëmbinj porozë mes tyre, të cilët nga veprimi i ujit dhe erës janë shndërruar në formacione me forma të ndryshme. Cdo hotel është një eksperiencë më vete. Nga luksi total që i karakterizon disa prej tyre tek ato më të thjeshtët, por gjithmonë të dukshme për atmosferën e tyre unike, ja një galeri me më të rëndësishmit për tu admiruar në këtë fotogaleri.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rriten tensionet: Ky shtet i fuqishëm i bashkohet Trumpit, për të ndalur njeriun që po kërcënon botën

Britania është bashkuar me presidentin e SHBA-ve për të paralajmëruar Korenë e...
Read More