Çarja transatlantike

Aleanca perëndimore është në telashe. Kjo duhet ta shqetësojë Europën, Amerikën dhe botën

Amerika bëri po aq sa vendet e tjera për të ndërtuar Europën e pasluftës. Në vitet e hershme të 1940-tës dhe 1950-tës, ishte ‘mamia’ që u kujdes të sillte në jetë Bashkimin Europian dhe NATO-n, aleancën ushtarake që fitoi luftën e ftohtë. Shtetet e Bashkuara vepruan pjesërisht për bamirësi, por kryesisht për interesat e saj vetjakë. Duke qenë të zhytur në dy luftëra botërore, Amerika donte të shuante rivalitetin franko-gjerman duke krijuar kështu një bllok kundër kërcënimit sovjetik. Pas shpërbërjes së sovjetikëve në 1991, aleanca ankoroi demokracinë në vendet e reja liberale të Europës lindore.

Në ditët e sotme, gjithsesi, Amerika dhe Europa janë të ndara nga një hendek që sa vjen e rritet. Humori para samitit të NATO-s në Bruksel në 11 dhe 12 Korrik është ‘helmues’. Ndërkohë që presidenti Donald Trump akuzon europianët për mosbesim dhe që dështojnë për të qëndruar në këmbët e veta, ata e akuzojnë atë për vandalizëm të ashpër. Një samit i dytë, mes Vladimir Putin dhe zotit Trump në Helsinki më 16 Korrik, mund të prodhojë një spektakël të paimagjinueshëm duke shfaqur Donald Trumpin të trajtojë kundërshtarin e tij rus më mirë seç trajton aleatët e tij.

Edhe nëse dy samitet kalojnë pa kontraversialitete-siç është e mundur, duke ditur se si zoti Trump ka shumë dëshirë të surprizojë kritikët e tij- prioritetet e ndryshme, besimet divergjente dhe kulturat përplasëse politike do të mbeten. Aleanca perëndimore është në telashe dhe kjo duhet ta shqetësojë Europën, Amerikën edhe të gjithë botën.

Çdo aleancë ka tensionet e saj, por perëndimorja po tendoset nga një numër i madh dhe konfuzues frontesh. Z. Trump dhe gjeneralët e tij janë të irrituar nga përpjekjet e dobëta të shumë anëtarëve të NATO-s për të mbajtur premtimin që të rritin shpenzimet e tyre për mbrojtjen drejt 2 % të GDP deri në 2024. I djathti amerikan tenton ta dënojë mbështetjen e Europës për marrëveshjen bërthamore iraniane (nga e cila z. Trump hoqi dorë), që e sheh si një goditje kundra Izraelit. Dhe politikëbërësit nga të dyja partitë mendojnë njësoj, teksa vëmendja e botës zhvendoset në Azi, duke u dhënë europianëve më pak kohë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, z. Trump akuzon BE se po përgatitet të përfitojë nga Shtetet e Bashkuara dhe i akuzoi ata që nuk po “luajnë” ndershëm.

Ndërkohë Europa është e përçarë. Italia ka një koalicion të ri populist që është pro-Putin. Pastaj kemi Turqinë një anëtare e NATO-s (por jo e BE) që është kundra vlerave të demokracive liberale që mbizotërojnë aleancën. Ajo që pritet mund të jetë akoma më keq. Një qeveri laburiste në Britani nën drejtimin e Jeremy Corbyn, që ka një jetë të tërë që kundërshton përdorimin e armëve nga Perëndimi, i cili do e trajtonte Amerikën me dyshime të mëdha; ai madje mund të përpiqet të largohet nga NATO.

Grushti i SACEUR

Kjo gazetë beson se Aleanca Perëndimore ia vlen të shpëtohet. Në një botë të rrezikshme dhe që sa vjen e bëhet më autoritare, mund të shërbejë si një burim kyç i sigurisë dhe një bastion i demokracisë. Por aleanca nuk ka një të drejtë të dhënë nga Zoti për të mbijetuar. Duhet vazhdueshmërisht t’i bëjë vendin vetes. Pyetja është: si?

Hapi i parë është duke mos i vështirësuar më shumë gjërat. Europa duhet të bëjë çdo gjë që mundet për t’i rezistuar instinktit të z. Trump për të luajtur kumar me sigurinë. Duke i vështirësuar gjërat vetëm se do e bënte Perëndimin më pak të sigurt dhe më të varfër gjithashtu.

Më pas, mbështetësit e aleancës duhet të jenë praktikë. Kjo do të thotë që duhet t’i shlyejnë detyrimet. Z. Trump ka të drejtë të ankohet për vende si Gjermania dhe Italia, që harxhojnë vetëm 1.22% dhe 1.13 % të GDP për mbrojtjen në 2017. Në të vërtetë, ai mund të kërkojë më shumë. Shumë pak shpenzime për mbrojtjen është e leverdishme- kur një e treta e GDP së Belgjikës shkon për pensione?! Më shumë duhet të shkojë për mbrojtjen.

Për aleatët e Amerikës, të jesh praktik do të thotë edhe të mbash ritmin. Bashkëpunimet në fusha si siguria kibernetike do ta bënte aleancën më të vlefshme për Amerikën. Më urgjentisht NATO duhet të vazhdojë të mprehë përgjigjen e saj ndaj taktikave të disinformimit dhe infiltrimit që Rusia përdori në Krime dhe Ukrainën lindore. Mirëkuptimi i humbur ushtarak është i vështirë të rindërtohet. Praktikat që forcojnë marrëdhënien e bashkëpunimit të ngushtë ushtarak të NATO-s janë më jetësore se kurrë.

Dhe të jesh praktik do të thotë të qëndrojnë të bashkuar. Duke negociuar mbi Brexit, BE po mendon ta largojë Britaninë nga Union i sigurisë, sepse ajo nuk është më anëtare. Duke marrë në konsideratë eksperiencën ushtarake të Britanisë, industrinë e saj të armëve dhe agjencitë e saj të inteligjencës, ky veprim është vetëshkatërrues. Në vend të kësaj, anëtarët e BE duhet të përpiqen ta bindin Britaninë të qëndrojë aty, për shembull duke i dhënë përparësi Iniciativës së Ndërhyrjes Europiane, e propozuar nga Franca, e cila sugjeron të krijohet një forcë që do të vepronte në raste krize. Dikur Amerika do ta kishte parë një plan të tillë si një kërcënim për NATO-n. Sot do të qëndronte edhe si garanci edhe si shenjë që Europa është e gatshme të marrë përsipër më shumë përgjegjësi.

Lufta për mendjen

Në fund është beteja e ideve. Nëse NATO dhe BE nuk do të ekzistonin tashmë, ato nuk do të ishin krijuar. Qëkur ranë sovjetikët, ndjesia e kërcënimit është zmbrapsur dhe barrierat e bashkëpunimit janë ngritur. Megjithatë kjo nuk e bën aleancën transatlantike të panevojshme, siç pretendoi dikur z. Trump. Aleancat e Amerikës janë një aset të cilin Kina dhe Rusia e kanë zili. NATO është një trashëgimi në vete që është e mjaftueshme për ta bërë të pazëvendësueshme.

Nevoja për siguri vazhdon të mbetet. Rusia nuk është Bashkimi Sovjetik, por si një fuqi mbizotëruese, është kërcënuese. I ka modernizuar forcat e saj dhe i ka të gatshme. Nevoja për të ankoruar demokracinë europiane në vende të tjera mbetet gjithashtu. Teksa autoritarizmi kërcënon Poloninë dhe Hungarinë, BE dhe NATO edhe njëherë mund të ndihmojnë të ngadalësojnë përhapjen e tij. Dhe ka një benefit tjetër se si Europa e ndihmon projektin e pushtetit të Amerikës, duke i siguruar baza, trupa dhe si zakonisht mbështetje diplomatike.

NATO është më e brishtë seç mendon z. Trump. Meqë thelbi i organizatës është që një sulm mbi një shtet anëtar është një sulm mbi të gjithë shtetet. Armiqësia e tij ndaj Europës e dobëson atë premtim sepse zbulon idenë e tij diskriminuese se vendet e vogla nuk kanë të njëjtat të drejta si ato të mëdha. Azia po vëzhgon ashtu siç po bën edhe z. Putin. Sa më shumë z. Trump i përqesh aleatët e tij, akoma më shumë bota do të vërë në pikëpyetje garancitë e Amerikës për sigurinë. Sepse fuqitë e mëdha garojnë në një zonë gri mes paqes dhe luftës, zonë nga e cila mund të ndodhin ‘keqllogaritje’.

Z.Trump beson se ai është një mjeshtër në negociata në rrugën e tij drejt një Amerike më të fortë. Me Europën, ashtu siç me çdo gjë tjetër, ai nënvlerëson seriozisht atë nga çfarë po heq dorë.

The Economist

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Ja arsyeja pse Xhensila dhe Besi mohuan shtatzëninë!

Shtatzënia e Xhensila Myrtezajt u bë legjendë. Është apo s’është. Bark i...
Read More