Carla Bruni, shfaqet super elegante….

Kishim kohë pa e parë ish zonjën e parë të Francës, bukuroshen Carla Bruni. Por, natyrisht, ajo nuk mund të mungonte gjatë…

Në pasarelën e Milanos, gjatë Fashion Week të Dolce & Gabbana, ish zonja e parë e Francës, Carla Bruni, është shfaqur e gjitha me të zeza, super elegante.

Trashëgimtarja, modelja, këngëtarja dhe aktorja Carla Bruni, e lindur në vitin 1967, gjysmë-franceze e gjysmë-italiane, është trashëgimtare e një kompanie italiane të gomave.

Nga mosha e hershme paraqitja e saj e mirë e çoi atë për të punuar me modelimin, duke ecur në pistë si një nga modelet më të mira të Evropës.

Karriera e saj nisi me modelimin dhe të kënduarit, më pas Carla Bruni ka qenë një nga femrat më të shikuara në botë si zonja e parë e Francës.

Me gjithë vitet që kalojnë, Carla vazhdon të shkëlqejë…

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

NATO: Ushtria e Kosovës formohet pas ndryshimeve kushtetuese

  Transformimi Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, duhet...
Read More