Ceremonia e diplomimit në UET, këshilla e guvernatorit të BSH: Marrëdhënia me dijen do t’ju shoqërojë në çdo stacion të jetës

Në ceremoninë e diplomimit të brezit të 10-të të studentëve, Guvernatori i BSH, Gent Sejko dhe Presidenti i INFOSOFT, Grigor Joti mbajtën “commencement speech” duke frymëzuar studentët për t’iu përkushtuar punës

Në një ceremoni me praninë e familjarëve, miqve, kolegëve dhe të ftuarve të veçantë, studentët e sapodiplomuar të Universitetit Europian të TIranës, hodhën kapelat në ajër, në simbol të një “fitoreje” dhe fillimi të ri. Ky përvjetor i 10-të i diplomimit kurorëzoi mundin e 685 studentëve, në të treja ciklet e studimit.

Një eveniment i rëndësishëm që shënjon një nga çastet më të lumtura për të gjithë ata, të cilët ndër vite, i kanë kushtuar përpjekjet dhe vullnetin e tyre dijes, për tu shpërblyer në fund me diplomën aq shumë të dëshiruar.

E kthyer tashmë në traditë, Ceremonia e Diplomimit në Universitetin Europian të Tiranës, kishte dy të ftuar të veçantë të cilët mbajtën për studentët ‘commencement speech”. Këto fjalime, ashtu si në universitetet e mirënjohura ndërkombëtare, shërbejnë për të motivuar dhe frymëzuar studentët e sapodiplomuar në rrugëtimin e ri që i pret.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe themeluesi dhe Presidenti i kompanisë së parë informatike në Shqipëri, Infosoft, Grigor Joti ndanë me studentët jo vetëm historinë e tyre të suksesit, por edhe këshillat dhe botëkuptimin e tyre në lidhje me të ardhmen që i pret të sapodiplomuarit.

Guvernatori Sejko duke iu drejtuar të sapodiplomuarve se: “Ky moment përbën një pikë kulmore për çdo njeriu në jetën e tij. Ju bëj thirrje që ta nisni këtë rrugëtim të gjatë, me kurajë me dëshirë dhe këmbëngulje. Kudo që ta ndërtoni karrierën tuaj, që në hapat e para të saj, por edhe më tej, përpiquni të jeni as më pak e as më shumë, por vetvetja juaj. Mos hezitoni të tregoni vlerat më të mira të karakterit dhe të moshës suaj të re, siç janë idealizmi, integriteti dhe ndershmëria. Mos harroni të sillni mes nesh energjinë tuaj, entuziazmin e moshës, kreativitetin dhe origjinalitetin që ju karakterizon. Luftoni pa kompromis dhe me idealizëm për përmbushjen e objektivave tuaja, për atë që besoni dhe që ju motivon më shumë në jetën tuaj të përditshme.”

Ndërkohë ai vuri theksin në rëndësinë e shkollës si pjesë formuese e karakterit të individit edhe pas përfundimit të saj.

“Mbështesni njëri-tjetrin dhe ata që kujdesen për ju, bëhuni mesazhierë të modernitetit dhe inovacionit, por pa u shkëputur në asnjë moment nga dija. Marrëdhënia juaj me dijen, literaturën, të dhënat shkencore nuk mbaron sot që ju mbaruat studimet e larta. Duhet të jeni plotësisht të vetëdijshëm se marrëdhënia me dijen do t’ju shoqërojë në çdo stacion të jetës suaj sepse e tillë është dinamika e ditëve tona”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Thaçi: Serbia ka plan për ndarjen e Kosovës, por ai moment s’do të vijë kurrë!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu në mes Prishtinës...
Read More