Çfarë do t’i thoja Berishës nëse vjen në “Provokacija”

“Kam në studio njeriun që nuk kam pikën e respektit dhe jam i lumtur që nuk është në pushtet. Mirëseerdhe zoti Berisha”. Këto janë fjalët që Mustafa Nano do t’i thotë ish kryeministrit Sali Berisha nëse ai pranon të jetë i ftuar në emisionin “Provokacija”. Gjatë bisedës me Arian Çanin në studio, Nano tha se do t’i thotë ish-kryeministrit ca gjëra që nuk ia ka thënë askush deri më sot. Lidhur me debatet televizive dhe ndikimi që ato kanë te njerëzit, Nano pranoi se ka një marrëdhënie të vështirë me demokratët dhe me berishianët në përgjithësi.

Nano: Nuk të duket ty se me mënyrën si ndërtojmë debatet po terrorizojmë njerëzit, përcjellim mesazhin që ky vend duhet lënë?

Çani: Unë kam mendim tjetër, unë nuk mendoj fare që ne po terroizojmë njerëzit, se ne i konsiderjmë sikur nuk kuptojnë, individët dua të them se fjala popull e turmë është nocion debil, kurse njerezit janë individë ata ikin kur shohin diçka që ua shpif, po qe se i terrorizon. E kane fansat e tu, ose ata që të urrejnë, por që nuk rrinë dot pa ty..

Nano: Dhe ka shumë që më urrejnë.

Çani: Dhe ka shumë që të duan.

Nano: Unë i shoh në rrjetet sociale çfarë nuk thonë. Unë nuk e meritoj urrejtjen.

Çani: Ti nuk duhet të shqetësohesh nga njerëzit mos i merr seriozisht njerezit me maskë që të urrejnë.

Nano: Unë mbaj qëndrime politike, ti mban më pak.

Çani: Po të dalësh në rrugë, nuk të ndalon asnjë nga ata, ai ose nuk të flet fare,

Nano: Më ka dalë një grua në rrugë dhe më tha të urrej, je zjarrvënës. Ishte me PD dhe unë kam marrëdhënie të vështirë me demokratët, me berishianët.

Çani: E ke patologji ti atë?

Nano: Patologji e kanë ata që e duan ata robin.Unë nuk merrem me të.

Çani: Sa herë të del rasti e godet sa herë mundesh, pse nuk e pranon që ke patologji?

Nano: Berisha ka 30 vjet që ka qenë një personazh okupator, ka dominuar skenën shqiptare.

Çani: E ka dominuar kulturalisht.

Nano: Ai përfaqëson mirë njerëzit e vet në mënyrë besnike, unë ndahem kulturalisht me të. Kam hendek kulturor të thellë të papajtueshëm, jetojmë në dy planete të ndryshme. Kur thotë ai që jam kanunin dhe unë e besoj. Me mua këtu ndahesh, se unë nuk kam ndarje tjetër.

Çani: Ti vetë nuk ke qejf ta ftosh? Do ishte bukur të vinte.

Nano: Po kur kam pasur “Deja Vu” e kam ftuar dhe nuk erdhi.

Çani: Po erdhi do bëhej bisedë interesante.

Nano: Po bukur do ishte veçse vetëm e vështirë do ishte.

Çani: Po le të ishte, po nuk do ishte e vështirë se do kishit pirë një kafe,

Nano: Unë kështu do e filloj. Kam në studio njeriun që nuk kam pikën e respektit dhe jam i lumtur që nuk është në pushtet. Mirëserdhe zoti Berisha.

Çani: Nëse nuk ka goditje nën brez, unë jam i bindur se doktori do e pranojë.

Nano: Nuk vjen jo.

Çani: Po ku e di ti?

Nano: Kam frikë se mendon se mos dalë i humbur dhe unë do i them ca gjëra që nuk i ka thënë asnjeri, që nuk ia ke thënë as ti.

Çani: Po ç’ke me mua, unë jam periferik total.

Nano: Psh si mund t’i thuhet prokurores së Republikës putanë bulevardi. Çfarë mesazhi është ky, dhe nuk e the në të nxehtë si unë me Salianjin, po ti e the të nesërmen, të pasnesërmen. /abcnews.al

Shkruar Nga
More from Redaksia

Erinda Ballanca, Do të isha martuar me femër, por nuk i përkas atij komuniteti

  Mund të konsiderohet epik fjalimi i mbajtur sot nga Avokatja e...
Read More