Çfarë e shkakton autizmin? Një studim i ri gjen një “fajtor” tjetër

Ka një lidhje mes autizmit dhe alergjive ushqimore. Një studim i kryer me 200 000 fëmijë zbuloi se ata që kishin probleme të spektrit autik, ishin 2.5 herë më shumë të predispozuar për alergji ushqimore.

Studimi i ri i Universitetit të Iowa-s u shtohet disa provave të tjera që sugjerojnë se keqfunksionimi i sistemit imunitar rrit rrezikun e autizmit.

Bazuar në gjetjet e studimit, drejtuesi i tij, dr. Wei Bao, epidemiologjist në Universitetin e Iowas, thotë: “Ka mundësi që çrregullimet e imunitetit mund të jenë procese që nisin që në fazën e parë të jetës, duke bërë që të ndikohet truri në pjesën që është përgjegjëse për zhvillimin dhe ndërveprimin social, çka çon më pas në shfaqjen e çrregullimeve të spektrit autik”.

Në funksion të këtij studimi u analizuan të dhënat shëndetësore të mbledhura nga Censusi Kombëtar për Shëndetin, një vëzhgim i përvitshëm që Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve kryen në SHBA. Në periudhën 1997-2016, studiuesit mblodhën të dhëna për fëmijët e moshës 3-17 vjeç.

Ata vunë re se 11.5% e fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik (ASD) kishin alergji të ndryshme ushqimore, një problem që e kishin vetëm 4.25% e fëmijëve që nuk ishin prekur nga autizmi.

Gjetjet e këtij studimi janë thjesht rezultate të një vëzhgimi. Autori i tij thotë se studime të mëtejshme mund të përcaktojnë saktësisht nëse intoleranca ushqimore e shkakton autizmin.

Megjithatë, studime të tjera të mëparshme kanë sugjeruar një lidhje të mundshme mes baktereve në zorrë dhe prodhimit të shtuar të antitrupave apo reagimit të tepruar të sistemit imunitar.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Klaudia Pepa i habit të gjithë me postimin e fundit, etiketon Albin dhe Albën

Marrëdhënia e çiftit të famshëm të balerinëve shqiptarë, Albi Nako dhe Klaudia...
Read More