Çfarë pasojash do ketë eliminimi i Gjermanisë për kancelaren Merkel?

Nga Peter Tiede, Bild – Tipike e Angela Merkel: Dje në Bundestag kishte veshur një xhaketë jeshile, njësoj si ngjyra që mbante veshur kombëtarja në ndeshjen që solli largimin nga Botërori.

Një mesazh solidariteti për trajnerin e kombëtares, Jogi Loew?

Loew, 58 vjeç, trajner i kampionëve të botës, dhe Angela Merkel, 53 vjeç, gruaja më e fuqishme në botë, kanë fituar shumë së bashku.

Por a po sjell kjo humbje e trajnerit edhe fundin e kancelares?

Edhe më parë ka qenë i lidhur ngushtë fati i trajnerit të kombëtares me atë të kancelarit: Pas Botërorit të dështuar të vitit 1998, dha dorëheqjen në shtator Berti Vogts, 71 vjeç, anëtar i CDU dhe fans i Kohl. Tre javë më vonë u largua edhe kancelari Helmut Kohl.

Për Loew (trajner i kombëtares që nga viti 2006) dhe Merkel (kancelare që nga viti 2005), gjërat kanë ecur mirë për një kohë të gjatë.

Kohët e futbollit kaotik morën fund. Ekipi i Loew arrinte të paktën gjysmëfinalen në çdo turne të madh. Ajo e admiron atë. Ai e adhuron.

Ajo pëlqen të gatuajë supë me patate, ai promovon markën Nivea- a ka diçka më gjermane se kaq?

AfD nuk ekzistonte ende. Ajo shfaqej e qeshur në tribuna teksa festonte.

Kancelarja Merkel, e para grua në detyrë, kishte depërtuar fuqishëm në botën mashkullore të futbollit. Në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, ajo u fut në kabinë për të shtrënguar duart e djemve gjysmë të zhveshur dhe të djersitur. Fotoja bëri xhiron e botës: Merkel shtrëngon dorën me Ozil, Schweini, Poldi, Philipp Lahm, të gjithë bëjnë selfie me kancelaren.

Pastaj erdhi viti 2014. Përpara krizës së refugjatëve, Gjermania ishte kampioni ekonomik i Europës dhe kampion botëror i eksporteve- thuajse pa asnjë problem. Ajo u shpall për herë të shtatë si gruaja më e fuqishme në botë. Ai e bëri Gjermaninë kampione të botës. Sërish një foto në dhomën e zhveshjes: Ajo, Jogi, ekipi, presidenti Gauck- me kupën në duar. Lumturia e lehtë e të pasurit plotësisht të drejtë.

Pastaj erdhi rënia dhe vështirësitë. Për kancelaren: Kriza e euros, shpëtimi i Greqisë, vala e refugjatëve, hapja e kufinjve, mbingarkesat… Ajo mezi fiton në zgjedhje me vetëm 32.9 përqind, rezultati më i keq që nga viti 1953. Nëntë muaj më vonë, koalicioni është në telashe.

“Reja 7” ka lëvizur. Festa ka mbaruar. Gjermania është me dhimbje koke.

Loew punon si trajner i përjetshëm, Merkel si kancelare e përjetshme. Por tashmë ai e ka tejkaluar atë në dështime. Në mesin e krizës së saj më të keqe. Ajo ka nevojë në fundjavë për mrekullinë e Berlinit.

Përndryshe: Vendimi është largimi nga fusha. Dhe ajo që vjen nga pas (Kohl-i). Për Berti Vogts dhe kancelarin ishte fundi- për të dy!

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Ja për çfarë ushqimi është e njohur Shqipëria tek të huajt”

Çfarë mund të konsumohet në Shqipëri? Kjo është një ndër pyetjet që...
Read More