Çfarë po ndodh mes dy liderëve të Botës? Zbardhet telefonata e “tmerrshme” e Trump me Macron

Pas vizitës së bujshme të çiftit presidencial të Francës, Emanuel dhe Brigitte Macron në Shtëpinë e Bardhë dhe takimit të përzemërt me Donald e Melania Trump, duket se mes dy krerëve të shteteve kanë nisur keqkuptimet e para.

CNN shkruan për një bisedë telefonike të tensionuar mes të dyve, gjatë të cilës mësohet se Macron e ka kritikuar shefin e Shtëpisë së Bardhë për politikat që po ndjek.

Siç ka mësuar CNN biseda mes tyre është zhvilluar të enjten e kaluar dhe përkon me ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kishin vendosur tarifa për aluminin dhe çelikun që importohen nga Bashkimi Europian, Meksika dhe Kanadaja.

“Shkoi shumë keq. Ishte e tmerrshme”, i ka thënë një burim CNN-it në lidhje me bisedën.

“Macron mendoi se mund t’i thoshte atë që mendonte, duke u nisur nga marrëdhënia e tyre. Por Trump nuk duron dot ta kritikojnë”, ka shtuar burimi.

Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate e cilësoi telefonatën Trump-Macron si një diskutim për tregtinë dhe emigracionin.

“Të dy liderët diskutuan mbi problemin e emigracionit nga Libia dhe mundësinë e zgjidhjes. Presidenti Trump theksoi nevojën për të ribalancuar tregtinë me Europën”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër në Elysée vendimi i SHBA-ve për tarifat u komentua si vendim i gabuar në disa drejtime. “Është i gabuar sepse prish balancat, duke shkaktuar fragmentarizim dhe nacionalizëm ekonomik”, thuhej në deklaratën zyrtare.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mimoza Ahmeti: “Ҁdo ndarje është një bashkim”

  Nga Pena e re: Lediona Braho – Humbja e gjuhës është...
Read More