Çiljeta është një mama tipike shqiptare, i jep një dënim të papritur të birit

Kur bëhet fjalë për mëmësinë, nuk ka receta të gatshme! Gjithçka diktohet nga vet prindërimi, i cili nuk është një proces fort i lehtë. Dhe kur flasim për këtë gjë, nuk bëjmë përjashtim nga rasti as mamatë e famshme të showbiz-it shqiptar.

Kështu, këngëtarja Çiljeta Xhilaga na ka treguar me fakte se edhe pse Fernando është fëmija i saj i vetëm dhe natyrshëm i përkëdheluri i mamit, sërish kur një mision duhet çuar deri në fund, duhet kryer me patjetër. E nëse ai lihet në mes, atëherë mund të ketë pasoja…

E tillë ka qenë situata e djeshme, e cila ka ndodhur gjatë transmetimit të emisionit “Për drekë me mua” në “E diela shqiptare”, format ky që është pjesë e familjeve tuaja çdo të diel. Teksa, ka qenë e ftuar në shtëpinë e aktorit Gent Hazizi, i cili po përgatiste menunë e përzgjedhur prej tij, Çili është përballur me një situatë të papritur.

I biri, Fernando nuk kishte shkuar në kursin e anglishtes. Kaq ka mjaftuar, dhe si një mama me objektiva të qarta për të ardhmen e fëmijës së saj, këngëtarja nuk e ka shmangur një telefonatë me të birin.

Gjatë bisedës mes tyre, Çiljeta i ka thënë atij se: “Fernando, në qoftë se kjo përsëritet prapë do marrësh dënim, do shkosh në kopësht me drekë”. Kjo ka qenë forma e dënimit që këngëtarja ka zgjedhur t’i diktojë të birit pesë vjeçar.

Nuk e dimë nëse ka funksionuar vërtet, por me siguri që kur Fernando ta mendojë sërish lënien e kursit të anglishtes, dënimi i paralajmëruar i mami Çilit do i bëjë punë!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vaçe Zela, këngëtarja qe i dha emër një epoke

  Vaçe Zela, e lindur më 7 prill të vitit 1939, një...
Read More