Ç’po ndodh në Fushë-Krujë? Blindohet zona me FNSH, shoqërohen 16 persona për tritolin në banesën e Xhisielës

Gjatë mesnatës së djeshme në shtëpinë e gjyshit nga e ema të Xhisiela Malokut shpërtheu një sasi tritoli.

Gjatë ditës së sotme raportohet se shtëpia e gjyshit të Xhisielës është marrë në mbrojtje nga FNSH.

Mësohet gjithashtu se janë shoqëruar 16 persona në polici në lidhje me këtë ngjarje, ndersa shihet nje prani e shtuar e forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne kete zone.

Mediat raportojne se prania e tyre ka lidhje edhe me disa ngjarje te tjera ne kete zone.

Maloku gjatë ditës së djeshme në një prononcim për media tha se do ta pranonte mbrojtjen dhe se tritoli ishte hedhur nga opozita. Ajo nenvizoi gjithashtu se nuk do kërkonte azil politik, pas kësaj ngjarjeje.

Shkruar Nga
More from Redaksia

PD: Rama po mbron Vangjush Dakon si Saimir Tahirin

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha në një konferencë për shtyp...
Read More