Dashuria e vërtetë e Morena Tarakut …

Për këngëtaren e modelen e njohur kosovare Morena Taraku, ka vetëm një dashuri të vërtetë.

Gjëja që Taraku e vlerëson më së shumti në jetë, është miqësia dhe këtë e ka thënë përmes profilit të saj në Instagram, ku ka bërë një dedikim për miqësinë.

Këngëtarja e cila sapo ka bërë publike edhe lidhjen e saj me milionerin iranian Sasha Sobhani, ka shkruar se “ka vetëm një dashuri në jetë” dhe ajo është miqësia.

“Ka vetëm një dashuri të vërtetë, e kjo është dashuria e quajtur miqësi. Faleminderit zot, që më ke dërguar njerëz të vërtetë të cilët kujdesen për m,ua dhe njerëz që më ndihmojnë në gjithçka dhe besoj të gjithë e dinë se kush janë njerëzit e mi të vërtetë”, ka shkruar Morena në Instagram.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tjetër goditje ndaj lirisë së shtypit, dënohen 13 gazetarë në Turqi

  Një gjykatë turke ka dënuar 13 gazetarë me burg, për akuzat...
Read More