Debati për Teatrin dhe mesazhi i Rudina Hajdarit që dallon nga qëndrimi i PD

Prej ditësh, Partia Demokratike është bërë palë me artistët që kërkojnë të mos prishet Teatri Kombëtar. Ky debat u përcoll edhe në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Medias ku një pjesë e madhe e deputetëve tëe PD-së reaguan si “fitimtarë” kur Erion Veliaj u detyrua të linte mbledhjen e komisionit të Medias me kërkesë të Albana Vokshit.

E vetmja deputete e PD-së, që dalloi nga qëndrimi, ishte Rudina Hajdari e cila shkruante se shfaqja në Komisionin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzës së teatrit, por u kthye në një boks politik dhe nuk dha asnjë rezultat.

Hajdari e fshiu postimin në Twitter, por sot në Facebook ajo jep një sqarim më të hollësishëm ku bie në sy mesazhi i saj sërish i dallueshëm nga qëndrimi i PD se, “duhen marrë edhe masa që të arrihet një zgjidhje që kënaq të dyja palët”.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk u shkatërrua as në kohën e Enver Hoxhës, ndërkohë që ai shuajti çdo gjë tjetër përreth pazarit të vjetër, Teatrin e la të mbijetojë.

Revoltimi i artistëve dhe i qytetarëve është absolutisht i drejtë dhe me arsyetim të pastër për të kërkuar të drejtën e prezervimit të kësaj ndërtese sepse është një ndërtesë që ka memorie historike dhe kulturore, dhe nuk ka gjë më të shtrenjtë sesa kjo për një shtet.

Si deputete, për mua është akoma më e rëndësishme që Zëri i të gjithëve duhet dëgjuar dhe kërkesat e tyre duhen marrë parasysh.

Çdo shqetësim në lidhje me këtë cështje po ngelet vetëm në kuadrin e dëgjimit, pra nuk merret parasysh asnjë kërkesë e bërë nga ana e artistëve apo qytetarëve. Artistëve dhe qytetarëve që janë kundër shëmbjes po i bëhet një imponim i pa drejtë.

Ajo çfarë duhet të ndodhë është që përveçse të dëgjohen të gjitha ankesat e artistëve, mendoj se duhen marrë dhe masa që të arrihet një zgjidhje që kënaq të dyja palët.

Kjo gjë nuk po ndodh dhe nuk duhet harruar.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rikthimi i vizave? Qeveria jep mesazhe qetësuese, Nishani: Alarm!

Autoritetet shqiptare kanë mohuar dje që të ekzistojë një rrezik aktual për...
Read More