Delinda Zhupa: “Si u bëra për një javë Drejtoreshë Tatimesh!”

Të gjithë e mbajmë mend Drejtoreshën e Tatimeve në “Portokalli”. Aktorja Delinda Zhupa tregoi në “BOOM” si lindi ideja e atij roli, që në njëfarë mënyrë do të vuloste dhe karrierën e saj në spektaklin më të madh të humorit në Shqipëri.

Në “Portokalli” nuk ishte si e brendshme, ishe pa kontratë definitive. Ishte roli i Drejtoreshës së Tatimeve ajo që i vuri vulën talentit të Delinës për publikun në Portokalli dhe ky rol të siguroi dhe një kontratë afatgjatë me Top Channel me “Portokallinë”. Besoj se i je mirënjohëse ish-Drejtoreshës së Tatimeve.

Zhupa: Më vjen mirë që e priti mirë. Personat publikë e kanë pak këtë komplesin se jo do të komentohemi nga rrjeti ynë shoqëror. Ishet fillimi i sezonit, sapo kishte bërë konferencën për shtyp Brisi. Kështu kështu ka bërë bujë kjo konferencë, kush i ngjan, u diskutua. Më thotë Profesori, Delinda, për një javë e dua.

Ai ma besoi. Për një javë unë ditë dhe natë me kufje, kur gatuaja, me video, ti kapja intonacionin e zërit, gjestet. Ai ka qenë personazh i bërë për një javë. Del të dielën e parë personazhi, nuk arrija ta besoja. Kisha bërë dhe imitime të tjera por nuk kishin arritur boomin.Jo telefonata, bravo Deli, e ke qarë! Shkoi mirë dhe ishte një ogur i mirë.

Aktorja për BOOM tha se në një të ardhme e sheh veten si pedagoge në Akademinë e Arteve.

Zhupa: Si Delindë në një ta ardhme, në një pjekuri artistike më të madhe, do kisha shuëm dëshirë ta shikoja veten si pedagoge në Akademinë e Arteve, kjo është një nga aspiratat e mia.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Tmerri i Auschwitz rijetohet në foton e vajzës me shami, tani me ngjyra

  Ishte 14 vjeç kur u internua në kampet e Auschwitzit, dhe...
Read More