Denoncimi tek Berisha: Xhafaj si Ali Baba me 40 hajdutë. Kapi veç një grup xixëllonjash

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’ mesazhin e oficerit dixhital, ku ky i fundit denoncon ministrin Fatmir Xhafaj.

Sipas Berishës, Xhafaj për muaj të tërë fliste për 40 banda, grupe kriminale por, por kapi vetëm një grup xixëllonjash të rrezikshme.

Ndërkohë, oficieri dixhital shkruan se ministri “po i ngjan çdo ditë e më shumë Ali Babës. Propaganda e ti foli për 40 banda por pasi përveç një grupi prostitucioni ne Shkodër, nuk kapi asnjë tjetër. Nderkohë bandat janë fuqizuar dhe bëjnë ligjin ne çdo qytet të vendit!Tani eshtë vetingu që po nxjerr po atë numër: 40”.

DENONCIMI TEK BERISHA
Xhafa i droges me 40 hajdute!
Oficeri dixhital denoncon:
Xhafen e droges, i cili per muaj te tere fliste per 40 banda, grupe kriminale por, pasi me narko – taskforcen e tij kapi vetem nje grup xixeillonjash te rrezikshme, harroi 40 bandat famezeza qe bejne ligjin ne mbare vendin! sb

“Përshëndetje Doktor.
Jam oficer policie ne Tiranë. Po të shkruaj sepse kam përshtypjen edhe bindjen se Ministri jone po i ngjan cdo ditë e më shumë Ali Babes, e gjimon numri 40. Propaganda e ti foli për 40 banda por pasi pervec nje grupi prostitucioni ne shkoder nuk kapi asnje tjeter nuk flet me per to nu. U harrun. Nderkohe bandat jane fuqizuar dhe bejne ligjin ne cdo qytet te vendit!Tani eshtë vetingu që po nxjer po ate numër: 40.

Ke vettingu, 40 veta derjetues te larte e kane plotesu formularin per merak, me bukurshkrim si I thone llafes, Kur ka ardhe radha të kontrollohet edhe borderoja e rrogës, te 40-et nuk tërhiqnin rrogën prej shumë kohësh prej te pakten 2 vjetesh! E kishin “pale, pale” ne banke, kishte zon rroga myk…
Siklet i madh Doktor. Janë drejtues, jo ish drejtues. Më thuj doktor, nuk i ngjan Ali Babes me 40 hajduta ky Ministri jone qe na esht qep ne fakirave qe kemi 26 vjet me 3 turne ne polici? Lutem publikoje dhe ruj sekretin se kta jan mafia!”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shteti që ka hequr nga shkolla matematikën dhe fizikën, metodat e vjetra nuk janë të duhurat për fëmijët

  Sistemi finlandez i edukimit është konsideruar si një nga më të...
Read More