Detaje pikante: Ja qelia ku është vendosur shefi i kompanisë Audi

Në vend që të ishte duke bërë mbledhje të rëndësishme, ai është në burg.

Bëhet fjalë për shefin ekzekutiv të kompanisë Audi, Rupert Stadler.

Ai u arrestua një ditë më parë në Gjermani pasi akuzohet se mund të pengojë drejtësinë.

55-vjeçari është vendosur në një qeli paraburgimi në Augsburg.

Një zyrtar tha për gazetën gjermane Bild se pavarësisht se është personazh i famshëm, ai nuk do marrë një trajtim preferencial.

“Do e trajtojmë si të gjithë të burgosurit e tjerë,” tha ai.

Bild raporton se ai është vendosur në një qeli vetëm, pa mundësi telefonate apo interneti për shkak se dyshohet se mund të prishë provat ose të ndikojë dëshmitarët.

Ushqimi i vjen nga jashtë brenda në qeli, ndërkohë që i është lejuar që të marrë me vete rrobat e tij.

Rregulli i burgut parashikon që ai të bëjë katër takime nga 30 minuta çdo muaj.

Vetëm avokati mund ta takojë sa herë të dojë.

Një javë përpara se të arrestohej, atij i është bastisur banesa.

Përgjimet telefonike kanë zbuluar se ai kishte tentuar që të ndikonte tek dëshmitarët.

Shefi i kompanisë Audi është arrestuar në lidhje me skandalin e emetimit të gazrave të naftës.

Makinat Audi u pajisën me një softuer, që manipulonte kur duhej të dhënat për emetimin e gazrave, duke i paraqitur si shumë të ulëta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rita Ora pozon me ‘Tezenis’

  Rita Ora ishte shumë provokuese për fansat e saj me fotot...
Read More